Anglezi që fali një ushtar gjerman të plagosur në 1918: Emri i tij ishte Adolf Hitler

0
187

Ruben Avxhiu

piktura-e-italianitNë 28 shtator 1938, Henry Tandey, një ushtar anglez, i vendosur aftër fshatit francez Markuang, thuhet se ndeshi një ushtar gjerman të plagosur dhe vendosi të mos e qëllonte.

Gjermani ishte 29 vjeç dhe kishte gradën e korporalit. Emri i tij ishte Adolf Hitler.

Tandey, nga qyteti Warwickshire, ishte tashmë një veteran në Luftën e Parë Botërore. Qysh 4 vjet më parë kishte marrë pjesë në Betejën e Parë të Ipresit e pastaj në atë të Somës në 1916, ku kishte mbetur i plagosur në këmbë.

Një vit më vonë në Betejën e Tretë të Ipresit do të plagosej përsëri. Por ai ndihej me fat krahasuar me milionat që humbën jetën në ato vite. Kur ushtria britanike çliroi fshatin Markuang ai u nderua me Kryqin e Viktorias për trimëri në luftë.

Sipas tregimit të tij, në momentet e fundit të marrjes nën kontroll të fshatit, ai hasi një ushtar gjerman që po tërhiqej i plagosur. “Mora shënjestër, por nuk mund të qëlloja një njeri të plagosur, – tregoi më vonë ai, – kështu që e lashë të ikte”.

Gjermani e falënderoi me një lëvizje të kokës dhe u largua.

Një nga fotografitë e rralla të kohës tregojnë ushtarin Tandey, duke mbajtur në krahë një ushtar të plagosur, në vitin 1914. Fotografia u përdor si model nga artisti italian Fortunino Matania për një pikturë (e treguar poshtë) të njohur të kohës.

Kur Kryeministri britanik Neville Chamberlain udhëtoi në Gjermani, në 1938, për ta bindur Hitlerin të hiqte dorë nga lufta, Fyhreri e ftoi në shtëpinë e tij të pushimit në Bavari.

Aty Hitleri i tregoi një kopje të pikturës së Matanias dhe i tha: “Ky është njeriu që për pak më vrau”.

Ndonëse nuk mund të ketë prova të pavarura të historisë mes Tandayt dhe Hitlerit, janë shumë koincidenca që tregojnë se mund të jetë e vërtetë. Tregimi i vetë ushtarit, biseda mes kryeministrit anglez dhe vetë fjalët e Hitlerit, si dhe fakti që diktatori nazist kishte blerë një riprodhim të kësaj pikture.

Ajo që dihet me siguri është se Hitleri mbeti përkohësisht i verbuar nga një sulm me gaz i britanikëve dhe më vonë ishte shtruar në spital si i plagosur pikërisht në vitin 1918. Aty në spital mori vesh dorëzimin e Gjermanisë dhe filloi të thurte planin e hakmarrjes që do ta ngrinte në krye të vendit e do ta bënte të përsëriste luftën e madhe me pasoja shkatërrimtare për botën e sidomos për vetë Gjermaninë. Çfarë do të ndodhte nëse ushtari anglez nuk do të kishte treguar mëshirë?

 

Cilët ishin Monuments Men?

I thërrisnin Monuments Men, “Njerëzit e monumenteve”. Ishin heronjtë që gjatë Luftës së Dytë Botërore (por edhe më pas, nga 1943-shi deri në 1951-shin) kryen shërbim në MFAA (Monuments, Fine Arts and Archives), seksioni Monumentet, Artet e Bukura dhe Arkivat i Ushtrisë Anglo-Amerikane. Ishin rreth 350 burra dhe gra nga 13 kombësi të ndryshme, për më shumë intelektualë ose artistë të rekrutuar mes drejtorëve të muzeve, biblotekarëve, studiuesve të artit e arkitektëve, që lëviznin në Evropën e pushtuar nga armatat e Hitlerit me një mision të saktë, me autorizimin e presidentit të SHBA, Franklin D. Roosevelt: marrjen pjesë në gjuetinë më të madhe të thesarit të historisë, për të shpëtuar kryeveprat e artit botëror.

 

ME ÇMIMIN E JETËS

Në fakt, këta ushtarë ia dolën të shpëtonin nga shkatërrimi ose nga plaçkitja vepra të Leonardos, Donatellos, Vermeer-it, Rembrandt-it e Van Eyck-es. Të regjistruar në fillim për të mbrojtur monumentet, kishat e muzetë e vëna në rrezik nga luftimet, ia dolën, edhe falë ndihmës së francezëve, italianëve e të ndonjë gjermani, për të penguar vjedhjen më të madhe artistike të historisë. Përkundrazi, siç e ka shkruar historiani amerikan Robert M. Edsel në librin Monuments Men (nga i cili është trajtuar filmi me Xhorxh Klunin e Matt Damonin), “kanë shpëtuar botën siç e njohim”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency