Sigurimet shoqërore/ Rastet, ja kur përfitohet shtesë në pension për çdo të moshuar

0
156

Kur mund të merret pension pa mbushur moshën

Sigurimet shoqërore Sipas ligjit aktual të sigurimeve shoqërore, pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar, shumëzuar me pensionin social, që është 6750 lekë. “Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve. I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes”, -përcakton ligji për sigurimet shoqërore.

 

Pension para kohe

Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension, kur: kanë plotësuar vitet e sigurimit, kur nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar. Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë, të këtij neni, është 0,6 për qind në muaj. Të ardhurat për sëmundje janë 70 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës, kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim dhe 80 për qind kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim. Për periudhën që përfituesi është shtruar në spital, kur nuk ka njeri në ngarkim, të ardhurat për sëmundje janë 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës. Shuma e së ardhurës, që do të përfitohet për kompensim, është e barabartë me diferencën ndërmjet pagës së vendit të punës së mëparshme dhe pagës së vendit të punës së re. Ky kompensim nuk mund të jetë më shumë se 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës. Për efekt të llogaritjes së pensioneve me datë fillimi pas 1janarit 2015 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese sipas llojit të punës ose funksionit përpara 1 janarit 1994 si edhe mbi pagat individuale mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 1janar 1994 deri në 31dhjetor 2014. Këto do të indeksohen me atë që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës. Koeficientët e indeksimit sipas viteve do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Shtesa

Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve

 

Studimi/ Rëndësia e “stërvitjes” së shtyllës kurrizore

Shtylla juaj kurrizore përbën bazën e sistemit të lëvizjes. Ajo është një organ dinamik, shoqëruese e çdo lloj lëvizjeje, tensionimi emocional dhe gëzimi. Shtylla kurrizore është baza e sistemit tuaj skeletor dhe muskulor. Çdo qelizë është e informuar gjithçka që ndodh në trup dhe trupi është i informuar për çdo qelizë. Parë nga aspekti anatomik, fijet nervore të dala nga truri zgjaten përgjatë kanalit të shtyllës kurrizore dhe shkojnë deri në organe duke marrë informacionin e dëshiruar. Me ndihmën e këtij rrjeti informativ, çdo sinjal i dalë nga një qelizë apo ind kalon në sistemin qendror. Çdo sinjal i sistemit qendror kalon te çdo organ apo ind. Nëse shtylla kurrizore nuk është aq e shpejtë sa duhet apo vihet re një lloj gëlqerosje në të, atëherë shfaqet një lloj presioni në qelizat nervore. Për shkak të humbjes funksionale në degët nervore tek organet, te muskujt dhe kyçet shfaqet një lloj pamjaftueshmërie e shoqëruar me dhimbje dhe pasivitet. Ky çrregullim me kalitnin e kohës u hap rrugë sëmundjeve kritike si diabeti, hipertensioni, problemet me veshkat etj. Ndërkohë që shtylla kurrizore përpiqet të përshtatet me problemin ekzistues, sistemi skeletor dhe muskulor mund të bëhet shkak i bllokimit të kyçeve për të mbështetur lëvizjen dhe sistemin ekuilibrues, shkruan gazeta “Start”. Kjo prishje në sistemin muskulor dhe skeletor mund të sjellë pasoja të pariparueshme. Çdo njeri mund të kontrollojë shtyllën e tij kurrizore një herë në 6 muaj, në mënyrë që të diagnostikojë më herët problemet e qëndrimit apo dhimbjet, të cilat përsëriten shpesh. Nëse një pjesë e shtyllës kurrizore preket nga një sëmundje, e gjithë shtylla kurrizore e ndien dhimbjen. Fatkeqësisht, sot në botë janë të pakët mjekët të cilët kontrollojnë me imtësi shtyllën kurrizore apo ndihmojnë në kurimin e saj. Çdo mjek sheh problemet e disqeve të shtyllës kurrizore dhe të thotë nëse ke nevojë apo jo për operacion. Por nëse para operacionit mund të bëheshin ndërhyrje më të thjeshta, atëherë do të eliminohej fare mundësia e operimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency