Refuzohet kërkesa e Frrokut për të shkuar në Kuvend

0
193

Mark-Frroku_Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Mark Frrokut për të marrë pjesë në seancën e nesërme plenare në Kuvend.

Nga ana tjetër, edhe Policia e Tiranës ka refuzuar kërkesën e avokatit të deputetit për ta shoqëruar atë në Kuvend pa pasur autorizim nga organi i akuzës dhe pa lejen nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Vendimi i Prokurorisë i është dërguar avokatit të të pandehurit, Saimir Vishaj, i cili kishte kërkuar dhënien e lejes për shoqërimin e Frrokut në Komisionin e Kuvendit. “Vendimi i Prokurorisë është skandaloz, nuk u dëgjua mendimi i Kuvendit”, – tha Vishaj.