Gafë e Hilari Klintonit në ditët e para të fushatës elektorale. Për të marrë simpatinë dhe votat e miliona emigrantëve dhe amerikanëve të brezit të dytë dhe të tretë, kandidatja demokrate bëri nëj deklaratë të bujshme:
“Të gjithë gjyshërit e mi janë të ardhur”, u shpreh ajo gjatë një takimi me sipërmarrës të vegjël në Ajoua.
Por agjencia amerikane e lajmeve “Bazfid”, e cila citohet nga Daily Mail, publikoi fotokopjet e certifikatave të lindjes së gjyshërve të ish sekretares amerikane të shtetit duke zbuluar se vetëm nëjri nga gjyshërit nuk ishte amerikan.
Të dy gjyshërit nga nëna, Delia dhe Eduin hauell kanë lindur në Ilinois.
Nga dy gjyshërit nga babai, vetëm HjugRodman ishte emigrabt, ndërsa bashkëshortja e tij, gjyshja e Hilarit ka lindur në Pensilvani.
Edhe stafi i vetë Klinton pranoi publikisht se këto të dhëna të publikuara janë të sakta.