Artan Fuga
Jemi përpara fushatave elektorale për kryetarë bashkish.
Na duhet të dimë se kush na gënjen,
kush na mashtron,
kush tallet me ne e pasi ikën nga ekrani nuk mendon veçse për egon e tij,
kush është budallai që na merr për budallenj,
kush na hedh hi syve,
por edhe kush beson naivisht në ato që na premton, i ngazëllyer se do të rikrijojë botën nga e para,
kush belbëzon ca thërrime të vërtetash,
kush vendos dorën dhe gishtin atje ku qytetit i djeg dhe i dhemb.
Modestisht, ju propozoj, ta përdorni si instrument analize librin tim:
“Rënia e Qytetit”,
botuar nga “Papirus”, gjendet te Adrion, Albania, Libraria e Librit Universitar në Tiranë.
Lexohet shpejt, duke filluar nga cilado faqe që ta hapësh.
Nuk bëj marketing. Marketingu e dëmton librin.
Cili autor nuk do të donte që libri i tij të lexohej sa më shumë??? Është momenti që t’ua propozoj miqësisht.
Pse të shkojmë te kutitë e votimit si idiotë???
Do të doja ta dhuroja, falas ta jepja, por është e pamundur…