INSTAT: Ikjet masive filluan në vitin 2014, por u shumëfishuan në 2015-ën

0
155

Artan Cena

eksodi vloreShifrat e INSTAT-it vërtetojnë faktin se shumë qytetarë nuk janë kthyer. Largime edhe nga Korça, ndërsa policia ka bllokuar portin e Vlorës

Shqiptarët janë larguar edhe gjatë viteve të kaluara, por si në 2014 dhe gjatë këtyre muajve nuk kishte ndodhur një eksod i tillë. Duket se kjo tendencë për të lënë vendin e ka zanafillën me herët se viti 2015. Edhe Institutit i Statistikave ka konstatuar se gjatë vitit që lamë pas, numri i shqiptarëve që kanë lënë vendin në vitin 2014, është më i lartë se ata që janë kthyer. Një diferencë kjo që arrin që 2000 persona. Ky raport duket se po ndodh për herë të parë që pas viti 2007. Por që pritet të thellohet edhe më shumë këtë vit, për shkak të largimeve jo të zakonshme të shqiptarëve, në këto muaj të parë të vitit. Ekspertët vlerësojnë se situata ekonomike është shkaku kryesor i largimit. Eksperti Zef Preçi sqaron me tej se, ndalimi i qytetarëve në pikat kufitare është një diskriminim, pasi ata bllokohen përmes një praktike të paligjshme. Sipas tij, qeveria para se të kthejë qytetarët, duhet që të zbatojë politika pro punësimit. Prej ditësh, vendi është përfshirë në një valë kthimi të shqiptareve nga policia jonë kufitare. Një tendencë kjo, e cila vjen si pasoje e frikës së shqiptarët mund të kërkojnë azil ne vendet evropiane.

 

Policia bllokon portin

Alarmi për eksodin e shqiptarëve drejt vendeve të BE-së ka bërë që Policia e Shtetit të zbarkojë në pikat kufitare. Gjatë nga Porti i Vlorës vetëm tre autobus u nisën për në Brindizi. Fushata e policisë anti-eksod duket se ka penalizuar edhe ata persona që udhëtojnë për të tjera qëllime drejt shtetit fqinj. Në sportelet e portit atyre u janë kërkuar një sërë dokumentesh dhe garancish financiare. Masa të tilla janë vendosur pas alarmit për ikjen e shumë shqiptarëve që kërkojnë azil ekonomik drejt vendeve të BE-së. Vetëm nga qarku i Vlorës numërohen me mijëra vetë të larguar dhe po shumë të kthyer. Fshatra të tëra në Jug janë boshatisur dhe shumë fëmijë e të rinj kanë braktisur shkollat.

Më herët drejtuesit e kufirit në Vlorë, i kishin kërkuar ndihmë vendorëve për të penguar eksodin, por pa sukses. Largimi nga nisja masive e deri para një muaji, aktualisht bëhet në forma të tjera dhe në rrugë të ndryshme.

 

Ikjet prekin edhe Korçën

Eksodi masiv drejt Gjermanisë ka prekur edhe qindra familje në rajonin jug-lindor të vendit. Të rinj, por edhe familjarë të vendosur përballë vështirësive ekonomike kanë zgjedhur që të emigrojnë pa një destinacion të mirëpërcaktuar, pavarësisht apeleve për të mos u nisur drejt vendeve të BE. Mashtrimi i azilit ekonomik ka pushtuar kryesisht komunitetin rom në Korçë, ku varfëria dhe papunësia janë në nivelet më të larta. Pavarësisht se nuk i pret asnjë e ardhme në shtetin gjerman, ata kanë ndërmarrë nismën njëri pas tjetrit për t’u nisur drejt Evropës, duke marrë edhe lekë borxh të cilat nuk dihet nëse do të mund t’i shlyejnë ndonjëherë. Familjarët e tyre tregojnë se kjo është mundësia e vetme, por theksojnë se pas zhvillimeve të fundit, frika për rikthimin e tyre në Shqipëri është e madhe për shkak të dyndjes së azilantëve. Deri tani janë të paktën 200 familje, kryesisht të komunitetit rom të cilat janë larguar drejt Gjermanisë si azilantë ekonomikë, ndërsa të shumtë janë edhe qytetarët që planifikojnë emigrimin drejt vendeve të BE-së.

 

“Ikjet nga Shqipëria po shfrytëzohen agjencitë turistike”

Rruga detare koordinuar me atë tokësore është ajo që shfrytëzohet kryesisht nga shqiptarët që i janë drejtuar vendeve të Bashkimit Evropian për të kërkuar azil. Agjencitë e udhëtimit me linjë direkte Italinë duket se janë ato që kanë shërbyer për lëvizjet masive pasi sipas Kryetarit të Unionit të Operatorëve Turistikë, Sadik Malaj agjencive turistike iu kërkohet një dokumentacion më i plotë. Nga Shqipëria drejt qyteteve italiane linja direkte ofrohen nga Tirana, Durrësi, Vlora e Shkodra. Një shërbimi i tillë nuk jepet për Gjermaninë. Për udhëtimin atje ka shërbyer Kosova. Gjermania është edhe vendi i parë dha alarmin dhe e renditi Shqipërinë në vend të tretë me numrin më të lartë të kërkesave për azil, shtatë mijë të tillë vetëm në tre muajt e parë të vitit. Por tashmë fenomeni është shtrirë dhe në shtete të tjera, sipas raportit të Eurostatit në shtatë prej vendeve të Bashkimit Evropian.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency