Info kult/ Zhiti, gratë e diktaturës i prezanton sot në Romë

0
162

Visar ZhitiRomani “Perëndia mbrapsht dhe e dashura” i Visar Zhitit prezantohet sot në Romë, ne librarinë e njohur “Fandango”, pranë Parlamentit italian, i përkthyer italisht me titullin “Il visionario alato e la donna proibita” (“Vegimtari me flatra dhe gruaja e ndaluar”). Për këtë vepër kanë shkruar gazetat e mëdha italiane si “Corriere della Sera” e “Avenire” – media e lidhur me Vatikanin, duke e konsideruar këtë roman një elegji dashurie, pasqyra më e mirë e vuajtjes së grave shqiptare nen diktaturë, në kampe internimi dhe burgje politike, njëkohësisht është dhe romani alucinant për ëndrrën evropiane të shqiptarëve. I pranishëm në përurimin e romanit do te jete dhe autori. Te ftuar janë personalitete të kulturës italiane, kritike arti, shkrimtare, studente, lexues të tij etj. Organizatore të veprimtarisë janë asosacioni “Oçhio blu” me president ambasadorin Mario Bova si dhe botuesi “Rubbettino” me drejtor Luigi Franco. Pas fjalës se tyre, do të diskutojnë dhe kritikja Anna Cenerini Bova, gazetari, shkrimtari dhe kritiku i njohur letrar Renato Minore, përkthyesi i vepres, studiuesi dhe drejtori i katedrës së albanologjisë në Universitetin “La Sapienza” Elio Miracco si dhe profesori Mauro Geracci etj. Kjo është një arritje tjetër e autorit, shkrimet e të cilit nga burgjet dalin metropolet e kulturës ne Europe e me tej, por edhe një kapërcim i letërsisë shqipe nëpër botë, ku jepet një imazh tjetër i kulturës tonë bashkëkohore në kushtet e lirisë.

 

 “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” gati për çak-un e parë

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit i cili është bashkëprodhim mes Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë ka filluar përgatitjet në terren duke vendosur për vendet e xhirimit, që mendohet se do të jenë në fshatin Gjonomadh të Korçës. Xhirimet e filmit pritet të fillojnë në muajin maj dhe do vazhdojnë gjatë muajit qershor në co-production të “Manufaktura” nga Maqedonia, “Media & Film Production” nga Kosova dhe “Ska-ndal” nga Shqipëria. Xhirimet do të zgjasin gjashtë javë. Ky projekt është financuar nga Fondi Filmit të Maqedonisë, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë. Pas audicionit të mbajtur kohë më parë në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë në këtë film do të angazhohen aktorë nga të gjitha trojet shqiptare ku morën pjesë në audicion rreth 400 aktorë nga të gjitha moshat për 60 role të që do të angazhohen në këtë film si dhe shumë figurantë. Ky projekt filmik në festivalin e filmit ndërkombëtar PRIFEST 2014 fitoi çmimin “The Vannesa Redgrave Aëard” për Best Pitch.