Ish – Kryeministri Sali Berisha ka bërë përgjegjëse qeverinë për largimin masiv të shqiptarëve drejt Gjermanisë. Sipas tij, keq qeverisja dhe gjendja e rënduar ekonomike janë arsyet që kanë shtyrë drejt një eksodi mijëra familje.
Krejt të kundërtën pretenon Kryeministri Rama. Ai i cilësoi qesharake akuzat e opozitës dhe shpjegoi se shqiptarët po largohen drejt Gjermanisë, pasi kanë keqkuptuar lajmin se Gjermania ka nevojë për 45 mijë punonjës të huaj të kualifikuar.
Për Deputetin socialist, Ben Blushi, arsyet e largimit masiv të shqiptarëve gjenden tek varfëria dhe keq qeverisja.
Gjatë seancës plenare, Kryeministri Rama dhe ish kreu i qeverisë, Sali Berisha, replikuan edhe lidhur me situatën ekeonomike.
Berisha tha se ekonomia është në prag të rrokullisjes dhe se vendi po rrezikon stabilitetin, për shkak të papunësisë dhe thellimit të defiçitit.
Këto pretendime u hodhën poshtë nga Kryeminsitri Rama, i cili tha se vendi doli nga kriza ku e la qeverisja e djathtë dhe se falë reformave të ndërrmarra, ekonomia shqiptare po ia del të shënojë tregues pozitiv.