Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar padinë e Urdhërit të infermierit, duke legjitimuar urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë për testimin e mjekëve dhe infermierëve.
Pas këtij vendimi Ministri i Shëndetësisë thotë se do të nisë puna për zbatimin e planit, por parlajmëron se pyetjet e testit do të rishihen.
Shqyrtimi në themel i çështjes vjen 2 muaj pasi Gjykata Administrative kishte vendosur ngrirjen e procesit të testimit që ishte parashikuar të niste me 28 shkurt.