Nga Ben Blushi
Shqiptarët kanë pasur shumë arsye për t’u larguar, dhe për këtë kemi ngelur një popull i vogël. Nuk besoja se do përsëritej e njëjta situatë. Pas 1997 nuk e besoja dot se do të kishte kaq shumë shqiptarë që ikin. Ky parlament, edhe sot ne bëmë gara kush ka dëbuar më shumë. Kemi larguar më shumë se 1/3 e popullsisë. Kemi qenë 1.7 milionë banorë në fund të Luftës së Dytë Botërore, 4 milionë në komunizëm, sot jemi 2.8 milionë banorë.
Qeverisim shumë keq. Nëse doni të shihni si është qeverisja shikoni emigrimin. Njerëzit persekutohen vetëm si të varfër. NE nuk persekutojmë për besim fetar apo se ja nga veriu apo jugu. Por nëse je i varfër diskriminohesh. Kjo është arsyeja pse po ikin. Për turpin tonë të përbashkët asnjë luftë nuk ka tretur Shqipërinë siç është tretur këto 30 vjet.
Gjithkush duhet të kuptojë se kostoja e atyre që ikin është më e madhe. Emigracioni është me kosto më e lartë për shoqërinë. Nëse vijon kjo situatë për fat të keq popullsia përgjysmohet në më shumë se 20 vjet kjo është e padrejtë. Nuk na vlen një i varfër që largohet. Duhet të ndajmë kostot, është një emergjencë kombëtare. Shqipëria po ç’popullohet.
Ky vend bëhet i pajtueshëm pa njerëz. Pesimizmi është armiku më i madh. Njerëzit janë pesimist, mendojnë se nesër nuk do të jetë më mirë. Duhet solidaritet, duke rritur rrogat dhe asistencat. Ai që është i varfër ka frikë. Frika më e madhe e prindërve se edhe fëmijët e tij do të jenë të varfër.
Nëse nuk ndryshon situata të jeni të bindur se të varfrit para se të ikin do të vijnë në Parlament dhe do na nxjerrin jashtë.