Lista/ Legalizimet, 366 familjet që u është miratuar leja

0
172

LegalizimetALUIZNI ka publikuar emrat e qytetarëve që u është miratuar leja në Durrës. “Qytetarët e poshtëshënuar të zonave informale ish-Kënetë, Durrës, duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t Durrës për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit. Në bazë të këtij ligji ju do të përfitoni një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore në rast pagese të menjëhershme brenda 45 ditëve. Në rast mosrespektimi të këtij afati, ju nuk do të keni më mundësinë të përfitoni zbritjen -20%, por vlera e parcelës ndërtimore do të paguhet e plotë. Po kështu, ju bëjmë me dije se në zbatim të ligjit, ju gjithashtu do të përfitoni edhe një zbritje -10% të vlerës së parcelës ndërtimore si garanci për pagesën në mënyrë të rregullt të energjisë elektrike. Menjëherë pas likuidimit të faturës së parcelës ndërtimore nga ana juaj, ALUIZNI Durrës garanton pajisjen tuaj me leje legalizimi brenda ditës”, – thuhet në një njoftim të ALUIZNI-t.

Listën e plotë e gjeni në faqet e brendshme të gazetës Standard

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency