“The Sun” ka tronditur “Buckingham Palace”. Është 43-vjeçarja Carrie Reichert që pretendon se ka kaluar një natë pasionante në gusht të vitit 2012 me princin Harry.
Ajo e ka përshkruar këtë histori në një libër të titulluar “In the Eye of the Royal Story”. Nga ajo që tregon “The Sun” në libër përshkruhet me detaje ajo që ka ndodhur atë natë pasioni. “Unë kisha veshur vetëm kostumin tim të banjos, megjithatë ndihesha “shumë e veshur”… Iu afrova kur ai ishte te dritarja dhe po shihte jashtë dritat e Las Vegasit… Ky moment kaq surreal dukej si një ëndërr: Jam duke u puthur me një Princ! I shijova buzët dhe gjuhën e tij me një puthje të gjatë dhe të nxehtë.
Ishim të dy shumë të eksituar. Situata u bë shumë e nxehtë me puthje dhe duke parashikuar atë që do të ndodhte më pas… Nuk kisha pasur mundësi të shihja sa e këndshme ishte edhe prapanica e tij nudo”.