Në dokumente thuhet se Lorca ka ushtruar “praktika homoseksuale” dhe është cilësuar si “person me rrezikshmëri të lartë për shtetin”.
Poeti dhe dramaturgu më i madh i Spanjës, Frederico Garcia Lorca, është arrestuar ndërsa më pas është vrarë me urdhër të autoriteteve në Granada, thonë dokumentet më të reja të cilat edhe njëherë ngrehin debat mbi ditët e fundit të jetës së autorit.
Autori, i cili më vonë doli edhe homoseksual, është vrarë pikërisht për shkak se kishte orientimin seksual krahas të njëjtës gjini dhe sepse ishte socialist. Dokumenti i gjetur daton që në vitin 1965, dy vite pasi Lorca ndërroi jetë. Në dokumente thuhet se Lorca ka ushtruar “praktika homoseksuale” dhe është cilësuar si “person me rrezikshmëri të lartë për shtetin”.
Lorca ditëve të fundit është fshehur në shtëpinë e miqve të tij, ndërsa është marrë me forcë nga vendi i quajtur Fuente Grande. Më pas ai është rrëfyer, ka pranuar gjëra të cilat ende nuk dihen dhe është mbytur në po të njëjtin vend.