Videoja e gazetarit/ Standardi i Ramës dhe standardi i Ballës!

0
168

Sali Berisha

berisha ne top storyGazetari Sokol Balla ishte këto ditë viktimë e një sulmi hakmarrës e primitiv ndaj privatësisë së tij. Pavarësisht nga mendimet e mia për Ballën dhe “Top Story”, konsideroj vjedhjen dhe publikimin e videove të tij private një krim të dënueshëm dhe uroj që organet e zbatimit të ligjit t’i japin përgjigjën e merituar ligjore autorëve të tij. Por dua t’ju siguroj se në këtë akt të shëmtuar, Edi Rama nuk është duar jashtë. Nuk kam të dhëna që ai të jetë prapa videos, regjistrimit apo shpërndarjes, ndonëse duke ditur disa gjëra të tjera dhe zhvillime recente midis tyre as nuk e përjashtoj dhe dorën në zjarr nuk e vë, por në këtë status desha të ndalesha mbi dy standarde diametralisht të kundërta njerëzore të Ballës dhe Ramës në qëndrimet e tyre ndaj njëri-tjetrit.

Kështu, kur këshilltari aktual më i ngushtë i Ramës botoi fotot cullak të Ramës në një plazh publik, madje dopio-cullak, si dhe foton erotike të tij në shtrat, gjithashtu cullak, njeriu që i qëndroi më pranë e që e ftoi menjëherë në “Top Story” dhe që dënoi me ashpërsinë më të madhe aktin e Mjeros, ishte Sokol Balla. Dhe mund të themi se Balla adaptoi një standard njerëzor ndaj Ramës dhe dhunimit të privatësisë së tij. Le të shohim pak standardin Rama ndaj dhunimit flagrant të privatësisë së Ballës!

– Rama, si kontrollor absolut i bordit të “Top Channel” qëndron prapa dy vendimeve talebanistë të këtij bordi për Ballën.

– Në fillim Rama rrufeshëm urdhëroi bordin t’i jepte duart e të largonte Ballën nga “Top Story” dhe bordi, si në Shqipërinë e viteve `70, mori menjëherë vendimin për largimin e tij nga puna pavarësisht nga kontributet e tij në këtë media e madje filluan të përmendnin pasardhësin e armikut Balla.

– Dje, po me urdhër të Ramës, ky vendim u tërhoq, por vetëm pjesërisht dhe kjo, pas reagimit të fuqishëm të përfaqësuesve të spikatur të mediave. Por përsëri Rama, i lig në shpirt, urdhëroi tërheqjen jo të plotë të vendimit, por të pjesshëm.

Rama, në vend që të paraqitej mbrëmë në emisionin “Top Story”, siç ishte njoftuar, qoftë edhe për solidaritet ndaj mikut të tij në ditë të vështirë, goditi rëndë emisionin “Top Story”.

Ai, për të shmangur daljen e programuar të mbrëmshme në “Top Story” me Ballën, urdhëroi, plotësisht i diskretituar me qëndrimin e tij, bordin që të pezullonte sine die, tashmë jo Ballën, por “Top Story”-n duke dëshmuar se ai është drejtori dhe pronari i vërtetë i “TCH”. Për më tepër, në një akt për të larë duart si Pilati, Rama doli jo aty ku e priste publiku, por në livadhin e Kryeministrisë dhe dha një intervistë, më jeshilë se vetë bari i livadhit, për televizionin “Klan”.

Ky ishte standardi çnjerëzor e cinik i Ramës ndaj Ballës, i cili dëshmon se edhe në qoftë se Rama nuk ka gisht në regjistrimin dhe botimin e videos, ndonëse ka prova të pakundërshtueshme se Rama ka survejuar për kohë të gjatë muajt e fundit Ballën (dhe këtë Balla e di më mirë se unë), përsëri Rama është autori i sigurt i aktit të tretë të skenarit që vetë Balla e cilësoi akt terrorist kibernetik ndaj tij.

Përpjekjet e sugarit Fuga për të justifikuar gjestin çnjerëzor të Ramës, refuzimin e tij për të qenë në “Top Story” gjasme jo për shkak të Ballës, por për shkak të fotove të tij cullak e dopio-cullak në plazhin publik, ndërkohë që ai po darkonte mbrëmë më Mjeron, gajasën të gjithë gazetarët, madje edhe vetë papagajtë e Ramës!!