Udhëtonin të dehur me makinë, pranga 5 personave

0
296

police rrugoreNga ana e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë, gjatë një nisme të zhvilluar për parandalimin e aksidenteve, (drejtues mjetesh që përdorin pije alkoolike) me datë 26 prill 2015 është bërë arrestimi i 5 pesë personave:

Denis Dervishi, 27 vjeç,

Rajmonda Çota, 25 vjeçe,

Arbri Çelmeta, 32 vjeç,

Roberto Myrtaj, 32 vjeç.

Këta persona janë arrestuar për veprën penale “drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”. Aksioni është zhvilluar në orët e vona të natës dhe në mëngjes herët, për drejtuesit e mjeteve të cilët përdorin pije alkoolike.

Gjithashtu nga ana e Komisariatit të qarkullimit Rrugor Tiranë, po sot rreth orës 05:00, në rrugën e “Dibrës” në Tiranë, është bërë arrestimi në flagrancë i Etland Hoxha, 30 vjeç.

Ky shtetas në momentin e konstatimit nga ana e punonjësit të qarkullimit rrugor, ka qenë në lëvizje me automjetin e tij me targe “AA 718 LO” dhe ka tentuar ti japë shumën 1000 lekë. Ky person është arrestuar për veprën penale të “korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.