Të vërtetat e pathëna botërisht i rezistojnë kohës, por kur vjen dita të vërtetat e fshehta dalin nuk mund të qëndrojnë në fshehtësi. Strategët ushtarak të kohëve të ndryshme janë ashtuquajtur “luanët e betejave”. Ata kanë bërë histori si Aleksandri i madh, Napoleon Bonaparti etj., etj. Napoleoni takoj për herën e parë shoqen e tij të jetës, gruan e tij të ardhshme, Zhozefina Boarne para rulotës së kazinos ku po luante me para. Si ndodhi, mendoj se këto janë punët e Zotit… cili ishte engjëlli që i bashkoi?, ka një shkak që i bën këta njerëz të bëhen të mëdhenj e të hyjnë në historinë e njerëzimit. Napoleoni ishte pokerxhi i tmerrshëm. Sapo prekte para në xhepin e tij me vrap shkonte në kazino të luante, që të provonte kësmetin. Ai e kishte kokën flakë – të nxehtë, më mirë të them të përvëluar, natyrë shumë emotive dhe jepej shumë pas pasioneve. Por një ditë nuk i eci loja e fatit. Humbi gjithçka që kishte me vete. Dha peng unazën e floririt me diamant-edhe atë e humbi, por i luhej shumë ah sa shumë! Si mund t’i kthente ato që humbi fati nuk donte. Napoleoni e mblodhi veten pa njerëzit rreth e rrotull që luanin plot pasion dhe dëshirë ndërsa ai jo, atë ditë ai vetëm humbi. Ah çfarë ditë e keqe, çfarë fati i keq. Napoleoni vendosi të tërhiqej i dëshpëruar, por në atë kohë një dorë e vogël e mbuluar nga dorezë dantelle i futi në dorë tre monedha të arta. – Djalosh -tha gruaja- provoni edhe njëherë. Cila jeni ju. Madonë e mrekullueshme? Zhozefina Boarne. – Unë jam e veja e gjeneralit boarne. -Por unë mund ti humb edhe këto…- jam e bindur se do të fitoni-Nga e dini ju këtë.-Unë e kam dorën me fat. Kush e prek fiton. Si dhe kujt i jap pra, bëhet i madh, më jep zemrën dhe prek vetëm flori… – Unë nuk tallem kurrë. Unë kam lindur t’i sjell fat burrave dhe tu ndjell xhelozi grave. Prandaj kërkoj miq të cilët do të kenë miqësinë time të sinqertë…të më dashurojë për jetë. Ndërsa unë do i sjell vetëm fat dhe dashuri. Me mua ai do të jetë i respektuar dhe i dëshpëruar, jo vetëm nga shoqëria, por nga i gjithë populli dhe ushtria.. bëhuni zotëri miku im dhe do të bindeni për këtë… Napoleoni u kthye tek ruloti dhe la 1 monedhë floriri. Fitoi. Vendosi 2 të tjera përsëri fitoi. Vendosi 3 …por më pas dyshoj për fitoren. Dora ju drodh. Ndërsa zhozefina që ndodhej pranë i mbylli surin krupjesë që ishte vëllai i saj, dhe u drejtua nga Napoleoni “jepi shansin të fitoi- u duk sikur i tha. Ja nguli sytë të vëllait- ky njeri do të na sjell fat jo vetëm mua. I vëllai e kuptoj me sy. Napoleoni i mbushi xhepat me para. Napoleoni bleu përsëri shpatën e tij, e vendosi dhe u largua, por jo vetëm pranë kishte të venë e gjeneralit Boarne, Zhozefinën. Nata ishte e mrekullueshme, e ndritshme, e ngrohtë, një natë mahnitëse. Napoleoni ra në dashuri, e përqafoi dhe e puthte pafundësisht, i murmuriste në vesh:”Të dua ë shtrenjta ime…ti je fati, shansi im, dashuria ime. Kështu në një natë të mrekullueshme të ngrohtë vere Napoleon Bonoparti ra në dashuri me Zhozefina Boarne, të cilën më 1804-ën Napoleoni e bëri perandoreshë të Francës. Për çudinë e të gjithëve Napoleonit i eci fati pakufi, fitore dhe vetëm fitore. Cdo kush që i dilte përpara, jo vetëm e përballonte me sukses, por fitonte çdo lloj beteje kundër tij. I çonte Zhozefinës flori, bizhuteri të çmuara, unikale dhe dëshëronte pafund. Por nënës së tij Romalena Bonaparti në Ajaco në ishullin e Korsikës, i dërgonte topa me copa nga më të shtrenjtat si mëndafshe, piktura nga piktorë të mëdhenj, lëmsha me lesh, lëkura të shtrenjta etj. Ajo i shiste dhe mbi jetonte me paratë e fituara nga shitja e këtyre sendeve. Është një fakt i pamohueshëm se Napoleoni e urrente të atin –një ish polic në Ajaco. Ishte imoral dhe i degjeneruar por vepronte me klas…atij nuk i dërgonte asgjë. Aq shumë i indinjuar ishte Napoleoni nga sjellja e të atit sa nuk i krijoi mundësinë që të merrte një pension normal, dhe Bonoparti plak vuante për bukën e gojës. Ai ishte ndarë nga gruaja e tij Romalena – e cila lindi një imperator, dy mbretër dhe dy mbretëresha. Por çdo e mirë e ka një dhembër akili. Cdo njeri i lumtur e ka ndonjë gjë që e mërzit shumë dhe e bën të vuajë. Helmi i Bonopartit ishte steriliteti i gruas së tij Zhozefinës. Për shkak të shumë aborteve të bëra në rininë e saj, në moshën 14-15 vjeç, ajo mbeti pa fëmijë dhe kjo gjë i shkatërroi jetën asaj dhe Napoleonit. Një ditë një nga këshilltarët e tij Zhan Pier Daglen i tha: – O i mjerë, çfarë je duke bërë? Franca ka 800.000 vajza të reja dhe mbi 300.000 vajza të mrekullueshme, ku secila prej tyre është e gatshme të të ledhatojë, të dashurojë dhe e gatshme të lind djalin tënd. Pasardhësin e fronit tënd mbretëror, çfarë pret, futi shkelmin Zhozefinës dhe martohu me princeshën austriake Maria Luiza Korpe. Vajzë e mrekullueshme e lindur për dashuri…diell, engjëll, lule lindur për kopshtin e Bonopartit, nje gonxhe e sapoçelur. Është e sigurtë që ajo të do merre dhe bëje perandoreshë… – Por unë nuk e njoh. – Ndërsa ajo të njeh nga betejat e tua, nga bëmat e tua. – Ajo ndoshta ka ndonjë shok, ndonjë baron që e dashuron. Lartë madhëri mos ju dukem gjë baron? Apo doni të më bëni të tillë. – Po ju jap titullin baron. – Baron? Po më jepni titullin Baron lartmadhëria e juaj Imperator. Po ju jap jo vetëm titullin por edhe pasuri Longlen –barsk-Shamie. Ju më doni të mirën që është mirë edhe për dinastinë. Po ju dërgoj në Vjenë për të mirën e shpirtit tënd dhe të Princeshës Maria Luiza. Merrni 400 napoleona, ja dhe urdhri i zotërisë që ka në dorë thesarin, për të tërhequr shumën e napoleonëve të tjera. Pasi mbaroj punët baroni (I sapo bërë) u nis për Vjenë. Menjëherë agjenti sekret i perandorisë austriake Gustav fon Myler në oborrin e Napoleonit dërgoj informacionin e duhur, nëpërmjet letrës imperatorit në Vjenë: ”Zotëria im i nderuar, sapo u nis për në Vjenë i dërguari i Napoleonit për të vëzhguar dhe zbuluar të shkuarën dhe karakterin e motrës tuaj, princeshën Maria Luiza.
Kështjella
Mbylleni në kështjellë, mbusheni dhomën e saj me ikona dhe qirinj. Mundohuni të ndërprisni lidhjet e saj me kapiten Zhalbert si dhe me Zotërinë Hans fon Bjulov. Absolutisht asnjë marrëveshje me Esterhazi në Budapest. Porosite të jetë e sjellshme, e edukuar, e qetë dhe “shumë e dashuruar“ me Bonopartin. Gjurmoni agjenturën e fshehtë të Bonapartit në oborrin tuaj. Kavalierin Pizanti, Galenin, atasheun ushtarak…duhet ta shisni motrën tuaj me çmimin më të lartë që mund të ekzistojë. Të arrihet në një marrëveshje martesore të kategorisë ekstra…” Menjëherë sapo arriti në Vjenë letra e famshme vajzën e mbyllën në kështjellë. Dhomën e princeshës Maria Luiza e mbushën me ikona, lule dhe shandanë madhështore me qirinj. E veshën me një mantel të gjatë të zi që të ngjante me një …….. dhe “gjurmimi” filloi. Baroni u mahnit nga regjimi spartan e princeshës. I mahnitur i shkruante Napoleonit: “Zotëri, objekti është i mrekullueshëm, jeton e vetmuar dhe besoj se mendon për ju Lartmadhëria im, imperator i Evropës. Me finesë, kujdes dhe edukatë të një klasi shumë të lartë. Ka dy vrima të mahnitshme në faqet e bukura rozë, beso j se ju do fort. Bekimin e keni me vete. Ju uroj suksese…” Napoleoni sapo e mori këtë letër menjëherë mblodhi këshillin e lartë të mbrojtjes. U mblodhën marshall, kapiten, dhe i lajmëroi se do të ndahet me gruan që nuk mund ti lind pasardhësin e shumë pritur, me Zhozefinën. Do të martohet me princeshën austriake maria Luiza. Ushtarakët e lartë e uruan dhe u betuan se për nderin e tij ato do ti dhuronin pushtime tokash të reja, shumë pasuri, ballo në oborrin e tij dhe festa pa mbarim… Ja kështu u gënjye pushtuesi më i madh dhe më i famshëm i të gjitha kohërave. Bonaparti i dhuroi Zhozefinës kështjellën Malmezon, i siguroi shumën 800.000 franka ari, pension të majmë e më pas u ndanë. Papa e miratoi ndarjen sepse edhe ai doli i fituar, mori 1 878 000 napoleona. Napoleoni pagoi edhe 600.000 napoleona ari për zbukurimin dhe arredimin e kishave dhe për rrogat e piktorëve si dhe restauruesve të kishave. Ati i shenjtë pati guximin dhe i tha Bonopartit:” Përse o biri im më kërkon të aprovojë këtë akt, sic është ndarja me Jozefinën?, është shumë e vështirë të zgjidhet nëpërmjet rrugëve të shenjta kishtare, ndërsa nëpërmjet mënyrave të oborrit gjithçka mund të zgjidhet…ti je vërtetë pa fat…” Imperatori Austriak Franc ia lidhi duart Napoleonit me një marrëveshje të turpshme, ai u tregua i pamëshirshëm përballë Napoleonit. Të falen të gjitha borxhet ushtarake dhe civile të austriakëve që kanë për Francën. Ti jepet motrës së tij Maria Luizës 654 000 napoleona në vit dhe të derdhen në numrin e saj të llogarisë bankare në Vjenë 22 miliona franka ari. U bë fejesa si dhe martesa dhe ja nata e parë e martesës. Napoleoni priste të takonte një vajzë të re, të sjellshme, të edukuar, të sinqertë, të pastër 19-vjeçare. Në vend të saj ai takoj një femër të përpunuar, dinake, një karrieriste, një lule të shkundur nga pema dhe të hedhur në tokë, brilant i dashurisë. Virgjëresha e “shkathët” Maria Luiza kërceu dhe këndoj këngë qytetare vjeneze për nder të bashkëshortit të saj. I cili kishte dashuruar para saj mijëra gra më të bukura, më të mençura dhe më të zonjat se ato…por ishte vonë tashmë të prishej e të anulohej martesa. Napoleoni e gëlltit ofendimin me mendimin se pasi ajo të lindi djalin e ardhshëm që do të jetë pasardhësi i fronit ai do i falte asaj gjithçka. Por Maria Luiza ishte lodhur së bëri dashuri në Vjenë, kishte bërë edhe dy tre aborte ( sekrete të forta), u lind një djalë shumë i dobët, i sëmurë, të cilit i dhanë emrin Napoleoni i II. Mbi të gjitha e ëma refuzoi ta ushqente me qumështin e gjirit të saj. Kështu oborrtarët shpallën konkurs për nënat e reja për të ushqyer djalin e Perandorit. U paraqitën më shumë se 200 nëna të reja, të freskëta, të mrekullueshme, të gatshme për të ushqyer beben e perandorit. Natyrisht zgjodhën vetëm një –Mari klod Venkafen nga Sen Zhermen…kuptohet asaj ja dhanë përgjegjësinë e plotë për djalin e Napoleonit, pra jo vetëm ta ushqente me gji por edhe përgjegjësi të tjera. Djali e mori veten nga qumështi i saj. U shëndosh dhe sytë filluan ti ndriçonin si di xhixha të vogla të bukura. Ishte koha kur Napoleoni vendosi t’i shpallte luftë Rusisë, me mendimin që ta pushtonte edhe këtë vend. Ngriti një ushtri të stërmadhe me rreth 50.000 ushtarë dhe u turr drejt Rusisë. Ndërsa Rusia mobilizoi rreth 300.000 ushtarë me në krye gjeneralin Kutuzov.