Shqiptari pjesë e bandës së 1500 kg kokainë

0
167

kokaine ne shpiPolicia spanjolle goditi një rrjet të trafikut të drogës dhe sekuestroi një sasi prej 1500 kg kokainë.

Një shqiptar që përfundoi në pranga ishte pjesë e organizatës së përbëre nga 35 persona, qytetarë spanjolle.

Grupi i trafikantëve përdorte kontejnerë mallrash të importuesve të ligjshëm për të fshehur drogën, e cila vinte nga Kolumbia.

Me të mbërritur në portet spanjolle lënda narkotike shpërndahej në të gjithë vendin, por edhe në portet italiane.

Të përfshirë në rrjet ishin edhe disa agjentë të portit që lehtësonin hyrjen në kontejnerë. Lideri i grupit ishte një biznesmen i falimentuar.

Operacioni u zhvillua në kryeqytetin Madrid, por edhe në Valencia, Andaluzi dhe zona të tjera. Gjatë kontrolleve në disa banesa u sekuestruan disa automjete, armë dhe municione, pajisje elektronike dhe kompjuterë, një sasi prej 24 mijë eurosh dhe dokumente të falsifikuara.

Operacioni nisi pas dyshimeve për ekzistencën e një rrjeti të mirë organizuar që transportonte sasi të mëdha kokaine në Spanjë dhe Europë nga Amerika e Jugut.

Nga hetimet rezultoi se disa policë kryenin udhëtime të shpeshta në Amerikën e Jugut për të siguruar drogën.