Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Peqinit Fatos Veliaj si dhe shefin e sigurisë Filip Ulndreaj.
Shkarkimi i dy drejtuesve është bërë pasi një i dënuar është vetëvarur në ambientet e qelisë së burgut të Peqinit ku ai edhe vuante dënimin.
I dënuari Mario (Saimir) Ramaj 30 vjeç ishte ekstraduar nga Greqia dhe ishte i dënuar për vrasje, përdhunim dhe vjedhje me pasojë vdekjeje.
Ai ishte dënuar në vitin 2014 dhe kishte vuajtur dy vite dënimin e tij duke përfshirë këtu edhe kohën e paraburgimit.
Ramaj është vetëvarur në ambientet e qelisë me çarçafët që kishte në dhomë.
Ai është gjetur nga gardianët dhe është dërguar në ambientet e spitalit të burgut ku edhe ka ndërruar jetë më pas.