Azilantët shqiptarë/ Shifrat e Gjermanisë, në dy vitet e  fundit shqiptarët e braktisën vendin

0
163

 

Artan Cena

Azilantët shqiptarë ne vloreAutoritetet gjermane bëjnë të ditur se vetëm në 3 muaj e parë kanë, qytetarët shqiptarë kanë kërkuar azil sa 80 për qind e vitit të kaluar

Shqiptarët kanë kërkuar gjithmonë të ikin nga vendi dhe kanë kërkuar azil, por kurrë si gjatë vitit 2014 dhe fillimit të 2015. Këtë e thonë shifrat e autoritete gjermane, sipas të cilave në vitet 2009-2011 numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil ka qenë i papërfillshëm. Por në 2012 ka nisur rritja e kërkesave për të arritur edhe kulmin gjatë 3 muajve të parë të 2015-ës. Në raportet e fundit të autoriteteve gjermane deri në mars kanë kërkuar azil 6.486 persona, gati sa 80 për qind e shqiptarëve që kanë kërkuar azil gjatë vitit 2014. Të dhënat e 14 viteve të fundit janë shumë larg fluksit të dy viteve të fundit. Kjo situatë nuk ishte e tille as në vitin 2010 të liberalizimit e vizave, dhe as një vit me pas. Shifrat shkojnë mes 46 dhe 87 kërkesa për azil gjatë këtyre dy viteve.

 

Kërkesat për azil

Mbi tetë mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani në vitin 2014 dhe mbi 6 mijë në 3 mujorin e parë të 2015. Shifrat alarmante raportohen nga autoritetet gjermane. Klima ekonomike dhe ajo politike në vendin tonë po largon shqiptarët nga vendi. Ka dy vjet që shqiptarët largohen drejt vendeve të Bashkimit Evropian në kërkim të azilit politik dhe ekonomik. Duket se nuk kemi të bëjmë me një dalldi të momentit, ashtu si deklaroi në Gjermani ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri  Shifrat e autoriteteve gjermane tregojnë se drejt këtij vendi kanë shkuar në vitin 2013, 1295 persona, në vitin 2014 kjo shifër ka shkuar në më shumë se 8113 dhe nga janari deri ne mars të 2015, janë 6486 qytetarë shqiptare që kanë shkuar në tokën gjermane. Të dhënat e 14 viteve të fundit janë shumë larg fluksit të dy viteve të fundit. Kjo situatë nuk ishte e tille as në vitin 2010 të liberalizimit e vizave, dhe as një vit me pas. Shifrat shkojnë mes 46 dhe 87 kërkesa për azil gjatë këtyre dy viteve. Ndonëse më pak si numër trendi është në rritje edhe në shtetin Holandës. Nga të dhënat e këtyre autoriteteve në vitin 2013 kishte 40 kërkesa dhe në vitin 2014 numri është dyfishuar duke shkuar në 90 vetë.

 

Humbja e shpresës

Për këtë humbje të besimit të shqiptarëve ekspertët rendisin një sërë arsyesh. Në këto kushte 300 apo 400 euro që të ofron shteti pritës, ushqimi dhe shtrati falas, janë një joshje e madhe për çdo shqiptar. Një ndihmë që sado e përkohshme nuk afrohet as me pagën minimale prej 157 eurosh e jo më, me ndihmën ekonomike që mund të shkojë deri në 42 euro e që hap një dritare shprese për shumë familje, të cilat kanë marrë rrugët se në vendin tonë nuk kanë asnjë vend pune.

 

 

Ambasadori austriak sërish thirrje: Nuk fitoni azil

Ambasadorët e vendeve perëndimore vijojnë t’u bëjnë thirrje shqiptarëve të heqin dorë nga kërkesat për azil. Ambasadori austriak në vendin tonë Tomas Schnoll deklaroi nga Berati se, shqiptarët nuk kanë asnjë shans të marrin azil në vendet e Bashkimit Evropian, ndaj duhet të ndalin largimet masive. “Ashtu sikurse është thënë shumë herë por edhe unë dua ta përsëris përsëri, nuk ka asnjë mundësi për të pranuar këta azilantë në vendet ku ata janë nisur. pra nuk ka asnjë mundësi për të kërkuar azil ekonomik në këto vende. Shumica e vendeve janë drejtuar drejtë Francës, Gjermanisë dhe më pak në Austri, në Austri ne kemi pasur kohët e fundit një numër të madh azilantësh nga Kosova, por për shkak të fushatave publicitare që ne kemi ndërmarrë dhe informacioneve të shumta që kemi dhënë në media numri i tyre ka ardhur duke u ulur”.

 

 

Sherr mes azilantëve në Gjermani, rrihen shqiptarët

 Një sherr fizik u shënua në një qendër azilantësh në Goerlitzer të Gjermanisë. Gjatë sherrit pati dy të plagosur lehtë. Gjithçka nisi kur tre gjeorgjianë, 24, 24 dhe 27 vjeç nisën të fyejnë një shqiptar 18-vjeçar. Më pas nisën të ushtrojnë dhunë fizike. Në ndihmë të shqiptarit erdhën dy shqiptarë të tjerë, 30 dhe 31 vjeç, por edhe ata përfunduan të rrahur nga gjeorgjianët. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar tre gjeorgjianët, që ishin të alkoolizuar. Ata akuzohen për plagosje të rrezikshme. Dy shqiptarë kanë marrë mjekim për plagët.

 

 Ministri Tahiri: Terrorizmi dhe radikalizmi problem edhe për Ballkanin

 Nga Serbia ku po merr pjesë në konferencën e vendeve të rajonit për luftën kundër terrorizmit, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se nevojitet një axhendë e përbashkët veprimesh kundër radikalizmit të dhunshëm. Gjatë fjalës së tij, Tahiri tha se “për ta arritur duhen zhdukur paragjykimet dhe burokracia në marrëdhëniet mes vendeve ballkanike, për të pasur rezultate më të larta”. Për ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, “kërkohet bashkëpunim i ngushtë mes vendeve në mënyre që ne të triumfojmë kundër terrorizmit. E di se ka ndryshuar shumë që nga takimi ynë i fundit mbi bashkëpunimin rajonal dhe mund t’ju them se jam i kënaqur nga samiti i Uashingtonit ku të gjithë pjesëmarrësit, por edhe Presidenti Obama theksoi se duhen ndërmarre hapa konkrete dhe ne bashkëpunim në luftën kundër terrorizimin dhe radikalizmin fetar. Na duhet të bashkojmë forcat pa kufij”, ka thënë Tahiri. Sipas tij, “të gjithë e dimë se terroristët bashkëpunojnë me shpejt se ne, kështu që duhet të shohim se si të shmangim barrierat dhe të bashkëpunojmë sa më ngushtë”. Mesazhin e luftës së përbashkët ndaj terrorizimit, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë e përcolli edhe në Mal të Zi. Tahiri e vuri theksin tek nevoja e një veprimi gjithëpërfshirës kundër këtij fenomeni, i cili ka nisur që të përhapet edhe në zonën e Ballkanit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here