Më 6 maj nis Tirana Open, festivali i librit dhe arteve

0
195

festivali i librit dhe arteveTirana Open – Festivali i librit, paraqet një panair gjithëpërfshirës të librit për nxitjen e shkëmbimit kulturor mes autorëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Me stenda nga shumica e shtëpive botuese të librit të Shqipërisë, panairi është organizuar në katin e parë të Pallatit të Kongreseve. Panairi do t’u paraqesë ngjarjet e përditshme lexuesve me të ftuar të veçantë të festivalit, shkrimtarë si Roberto Saviano, Giuseppe Catozzella, Victoria Hislop, Drago Jancar, Gerrard Williams, Paolo Muner, Frank Millet Do të përfshihen në këtë aktivitet nxënës, liceistë, studentë lexues te gjithëllojshëm.

 

Tirana Open 1 paraqet për të parën herë një event të këtij lloji në Ballkan, duke sjellë së bashku nën një çadër një koleksion të shumëllojshëm të institucioneve kulturore Shqiptare dhe ndërkombëtare që paraqiten në një program të pasur shumë-disiplinor ekspozitash, ngjarjesh dhe eventesh publike. Duke reflektuar në një qytet që është njëkohësisht një qendër e vjetër romake, post osmane, arketip i Novecento-s Italiane, ëndrra utopike fashiste, një shembull i brutalismit stalinist dhe më në fund, një model i një vrapi në amok bashkëkohor (jo) arkitektural. Tirana Open hulumton bashkëqytetarët e saj si në një laborator të gjallë të kulturës hibride dhe një model alternativ për zhvillimin urban dhe angazhimin e audiencës. “Tirana Open 1-Festivali i Librit dhe Arteve është një ftesë për të përhapur fjalën që Tirana është një shesh urban që nuk ka barriera kulturore, por kufij të vetëm porozë të përkatësisë kulturore. Duke ftuar institucionet kulturore ndërkombëtare për të marrë pjesë në këtë event, shpresojmë që institucionet lokale dhe qytetarët e Tiranës të ndjehen pak si vizitorë në qytetin e tyre, dhe për t’i bërë vizitorët të ndjehen si qytetarë të Tiranës. Kjo nuk është një provë gjenerale, por një realitet i gjallë.” Tirana Open-Festivali i librit paraqet një panair gjithëpërfshirës të librit për nxitjen e shkëmbimit kulturor mes autorëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Me stenda nga shumica e shtëpive botuese të librit të Shqipërisë, panairi është organizuar në katin e parë të Pallatit të Kongreseve. Panairi do t’iu paraqesë ngjarjet e përditshme lexuesve me të ftuar të veçantë të festivalit, shkrimtarë si Roberto Saviano, Giuseppe Catozzella, Victoria Hislop, Drago Jancar, Gerrard Williams, Paolo Muner, Frank Millet Do të përfshihen në këtë aktivitet nxënës, liceistë, studentë lexues te gjithëllojshëm. Me liceistët e liceut artistik Jordan Misja, do të zhvillohet një konkurs për ilustrimet i cili do të rezervojë edhe një çmim. Gjithashtu në mjediset e Festivalit do të zhvillohet ceremonia për dhënien e Çmimit “Ardian Klosi” librit më të mirë publicistik i sponsorizuar nga Traduki, rrjeti evropian për letërsinë dhe librat që ndihmon në përkthimin dhe përhapjen e kulturës dhe botimeve. Juria përbëhet nga autorë të mirënjohur shqiptarë dhe gazetarë. Tirana Open-Arkitekturë. Laboratori Urban Tirana Albania ( ULTRA ) do të paraqitet me një festival vjetor të komenteve dhe ideve të jetës urbane dhe hapësirën e ndërtuar. Kjo në kontekstin e ndryshimit të hapësirës urbane, kuruar nga Elian Stefa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here