Për te 4 here Parlamenti i Shqipërisë voton per hapjen e dosjeve te ish-bashkëpunëtoreve te sigurimit te shtetit.
Ne rendin e ditës ne seancën plenare u përfshinë 2 drafte ligjore; i pari i propozuar nga shoqëria civile e i mbështetur nga opozita, qe parashikon lustracionin dhe i dyti i sjelle nga qeveria dhe qe u lejon te përndjekurve te shohin dosjen personale.
Por pas 2 dekadash te mbushura me fjalime për hapjen e dosjeve demokratet dhe socialistet duket se nuk janë me optimiste se do te ketë transparence per periudhën e regjimit komunist.
Por pavarësisht skepticizmit socialistet e demokratet kane debatuar, nëse shqiptaret kane nevoje per nje projekt-ligj qe synon te nxjerre jashtë politikes dhe vendimmarrjes ish-bashkëpunëtoret e sigurimit apo eshte i mjaftueshëm fakti qe çdo shqiptar te njohe dosjen e tij.
4 here ka miratuar parlamenti ligje per dosjet, 2 komisione jane ngritur për verifikimin e tyre ne vitin 96 nga demokratet e ne vitin 98 nga socialistet dhe pas kësaj seance Shqipëria do te shënoje komisionin e trete qe do te ngrihet ne 25 vjet per hapjen e dosjeve