Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp të mbajtur paraditen e së enjtes, ka shpallur nisjen e operacionit të kontrollit të subjekteve që tregtojnë naftë.
Në fjalën e tij, Rama ka bërë me dije se ky kontroll synon garantimin e cilësisë së karburanteve për konsumatorët, ndërsa ka paralajmëruar ndëshkim për abuzuesit.
“Do të kryhet një kontroll rigoroz i cilësisë së naftës, që të jetë pikë për pikë ajo që shkruhet në letër.
Kontrolli do të përfshijë si shitjen me shumicë, ashtu dhe atë me pakicë dhe toleranca ndaj atyre që shesin naftë me cilësi të ulët do të jetë zero.
Operacionet tona nuk do të ndalen, sepse beteja me grabitësit e pasurisë kombëtare nuk do të ndalet”, ka thënë Rama.