Mirela Lico rikthehet me një koncert në Teatrin e Operës pas 25 vitesh

0
183

mirela lico fq 13Uvertura “Hebridet” është kompozuar nga Felix Mendelssohn në 1830. Për këtë pjesë, kompozitori është frymëzuar nga një vizitë në shpellën Fingal në arqipelagun e Hebrideve në bregun perëndimor të Skocisë.

Në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në vijim të aktiviteteve artistike vjen dhe koncerti i violinistes nga Durrësi, Mirela Lico. Artistja kthehet në atdhe pas 25 vitesh dhe këtë herë publiku ka mundësi ta ndjekë me një koncert në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Koncerti do të zhvillohet më datë 4 maj në orën 20.00 dhe artistja do të interpretojë dy pjesë nga Felix Mendelssohn: uvertura “Hebridet” dhe koncert për violinë, Op 64. Pjesë e programit do të jetë edhe Simfonia Nr 38 nga Mozart. Orkestra Simfonike e TOB do të drejtohet nga Maestro Giancarlo de Lorenzo, i cili rikthehet përsëri në drejtimin e orkestrës tonë pas suksesit me operën “La Traviata”.

Uvertura “Hebridet” është kompozuar nga Felix Mendelssohn në 1830. Për këtë pjesë, kompozitori është frymëzuar nga një vizitë në shpellën Fingal në arqipelagun e Hebrideve në bregun perëndimor të Skocisë.

Uvertura ka dy tema kryesore; notat e para parashtrojnë vizitën e kompozitorit në shpellë dhe më pas vijon me rrëfimin lirik i cili ka një fuqi sugjestionuese dhe tregon për bukurinë mahnitëse të pamjes që ai shikon dhe nxit lindjen e ndjenjave të vetmisë dhe meditimit. Tema e dytë ndërkohë përshkruan lëvizjen e detit dhe përplasjen e valëve. Koncerti për violinë, Op. 64, është vepra orkestrale e fundit e madhe e

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here