Është kompani pa emër. Fluturon vetëm në vende të fshehta dhe ka selinë e saj në një vend që s’i pëlqen ta tregojë. Las Vegas, qyteti argëtues. Terminali i tij është disa qindra metra nga hoteli “Luxor” dhe “Mandalay”. Në fund të “Diablo Road”, kalon në Shën Haven, një rrip i asfaltuar që shkon përgjatë murit që mbron aeroportin “McCarran”. Atje në platformë janë parkuar avionëve misterioze ”Janet”. “Janet” nuk është një simbol zyrtar, por më tepër një pseudonim, i lindur ndoshta nga kodet e radios që përdorin. Shumë mistere janë të justifikuara nga fluturimet e kompanisë. Avionët “Janet” janë përdorur nga Departamenti i Mbrojtjes dhe operohet nga EG & G për transport të personelit dhe bazës teknike, të cilat kanë zhvilluar armë të teknologjisë së lartë. Ndër destinacionet kryesore janë Zona 51, objekti topsekret në shkretëtirën e Nevadës, pastaj disa poligone aviacioni (Liqeni Chines dhe Tonopah). Këto janë vende ku forcat ajrore amerikane janë duke zhvilluar provat e reja për armët dhe avionët e së ardhmes. ”Bisha e Kandaharit”, një mjet që mori pjesë në misionin për të vrarë Osama bin Ladenin, për shembull, është testuar në një nga këto qendra. Po kështu janë testuar raketat dhe avionë pa pilot, të përdorura në gjurmimin e Al-Kaedës. Të enjten në mëngjes pranë terminalit të “Janet” kane qenë së paku dy Boeing, që njihen nga ngjyra e bardhë me shirit të kuq përgjatë trupit i avionit. Natyrisht, nuk ka emrin në kokën apo në anët e avionit. Po atë ditë njëri u ngrit në fluturim dhe pas pak u ngrit edhe tjetri. Misteri më i madh i Shteteve të Bashkuara nuk është më një mister: por ndoshta do të kish qenë më mirë po të kish mbetur i tillë. Preferoni të besoni në UFO apo në faktin që amerikanët kryejnë eksperimente të denjë për nazistët e Mengeles? Ju kall më shumë datën mendimi që disqet fluturues kanë ardhur vërtetë nga Marsi, apo që janë dërguar nga Rusia e Stalinit dhe që në bord kanë pasur disa fëmijë të modifikuar në mënyrë monstruoze? Dhe a do të kishit dyshuar ndonjëherë që lufta e avionëve të telekomanduar, e shpalosur nga Barack Obama, pra gjuetia dhe vrasja e terroristëve me këta avionë që ndryshoi luftën në Afganistan, ka lindur pikërisht në bazën ku SHBA kanë zhvilluar më tej sekretet e vjedhur Gjermanisë së Adolf Hitlerit? E vërteta që ashkush nuk do të donte të rrëfehej ndonjëherë ka dalë në shesh në një libër që po bën të dridhet Amerikën dhe që ka nisur tashmë të botohet edhe në Evropë. Libri quhet Zona 51, pra ka të njëjtin emër me bazën e mistereve në shkretëtirën e Nevadës, që ekziston prej më shumë se një gjysmë shekulli, por që për SHBA, zyrtarisht nuk është. Një investigim i madh prej pothuajse katërqind faqesh që përmbledh më shumë se 100 intervista dëshmitarësh pak a shumë okularë. Me autore një gazetare të “Los Angeles Times” që e gjithë Amerika e njeh sepse tre vjet pas 11 shtatorit zbuloi provat për një atentat që një degë siriane e Al-Kaedës donte të kryente në avionin e linjës Detroit ‐ Los Anxheles.
Sekrete
Dhe mes sekreteve të Zonës 51 dhe historisë së saj ka material sa për të bërë një film. Që, në fakt, do të realizohet: “Area 51” do të jetë një serial televiziv që do të realizohet nga Gale Anne Hard, e njëjta firmë e “Alien” dhe “Terminator”. Dhe po përgatitet të përsërisë suksesin e “X‐Files”, telefilmi i frymëzuar pikërisht prej bazës së mistereve. Gjëra që kallin frikë: si intriga që lidh Projektin Manhatan, i cili solli ndërtimin e bombës atomike, me gjetjen e mistershme të një objekti jo shumë mirë të identifikuar në shkretëtirës e Nju Meksikos, në Rosuell: mëma e të gjithë teorive mbi UFO‐t. E mundur? “Unë besoj që po”, – thotë Annie Jacobsen, duke shfletuar librin e saj të mistereve. “Një prej zbulimeve më shqetësues të investigimit tim është pikërisht ky: çfarë fshihej pas operacionit Sigma 4. Një mister që agjencia atomike ka detyrën ta shpjegojë: sepse ishte agjencia atomike që kishte përgjegjësinë për projektin”. Operacioni Sigma 4: ai që do të mbulonte të vërtetën mbi gjetjen e UFO‐ve në Rosuell për të fshehur eksperimentet biogjenetikë të amerikanëve. E marrim me radhë. Në fillim nuk ka patur një Zonë 51. Në fillim ka qenë lufta më e shëmtuar: Lufta e Dytë Botërore. SHBA fituan falë asaj bombe atomike që u ndërtua me Projektin Manhatan. Por eksperimentet vazhduan edhe më vonë në atë pjesë të shkretëtirës një orë e gjysmë larg nga Las Vegas, e që do të shndërrohej në zonën super të fshehtë 51. Eksplozivët do të transformonin tokë dhe shkëmbinj në atë pistë unike në botë në të cilën Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, shumë vite më vonë do të simulonin në fshehtësi të madhe ecjen në tokën hënore, përpara misionit të 20 korrikut 1969. Agjencia CIA e Shteteve të Bashkuara zyrtarisht e ka pranuar ekzistencën e lokacionit sekret për prova, në shkretëtirën e Nevadës, të njohur si “Area 51”. Pas disa dekadash të fshehtësisë ekstreme për këtë lokacion, CIA u është përgjigjur kërkesave të shumta publike nga George Washington University dhe e ka publikuar një histori josekrete të këtij lokaliteti. Në këtë dokument përshkruhet se si CIA ka filluar ta përdorë këtë lokacion të largët afër liqeinit Groom, në mes të viteve të 50‐ta, për provën e aeroplanit të spiunimit U‐2. Publikimi i dokumentit konsiderohet si një kthesë e madhe, pasi qeveria më parë kishte refuzuar bile ta pranoj ekzistimin e lokacionit. “Area 51” ka luajtur një rol dominues në mesin e teoricienëve konspirativë, që për vite të tëra kishin dyshuar se lokaliteti ka mundur të jetë i përfshirë në aktivitetet e anijeve kozmike nga ndonjë botë tjetër.
Libri
Libri quhet “Zona 51”, pra ka të njëjtin emër me bazën e mistereve në shkretëtirën e Nevadës, që ekziston prej më shumë se një gjysmë shekulli, por që për SHBA, zyrtarisht nuk është. Një investigim i madh prej pothuajse katërqind faqesh që përmbledh më shumë se 100 intervista dëshmitarësh pak a shumë okularë. Me autore një gazetare të “Los Angeles Times” që e gjithë Amerika e njeh sepse tre vjet pas 11 shtatorit zbuloi provat për një atentat që një degë siriane e Al-Kaedës donte të kryente në avionin e linjës Detroit ‐ Los Anxheles. Misteri më i madh i Shteteve të Bashkuara nuk është më një mister: por ndoshta do të kish qenë më mirë po të kish mbetur i tillë. Preferoni të besoni në UFO apo në faktin që amerikanët kryejnë eksperimente të denjë për nazistët e Mengeles? Ju kall më shumë datën mendimi që disqet fluturues kanë ardhur vërtetë nga Marsi, apo që janë dërguar nga Rusia e Stalinit dhe që në bord kanë patur disa fëmijë të modifikuar në mënyrë monstruoze? Dhe a do të kishit dyshuar ndonjëherë që lufta e avionëve të telekomanduar, e shpalosur nga Barack Obama, pra gjuetia dhe vrasja e terroristëve me këta avionë që ndryshoi luftën në Afganistan, ka lindur pikërisht në bazën ku SHBA kanë zhvilluar më tej sekretet e vjedhur Gjermanisë së Adolf Hitlerit? E vërteta që ashkush nuk do të donte të rrëfehej ndonjëherë ka dalë në shesh në një libër që po bën të dridhet Amerikën dhe që ka nisur tashmë të botohet edhe në Europë. Libri quhet Zona 51, pra ka të njëjtin emër me bazën e mistereve në shkretëtirën e Nevadës, që ekziston prej më shumë se një gjysmë shekulli, por që për SHBA, zyrtarisht nuk është. Një investigim i madh prej pothuajse katërqind faqesh që përmbledh më shumë se 100 intervista dëshmitarësh pak a shumë okularë. Me autore një gazetare të Los Angeles Times që e gjithë Amerika e njeh sepse tre vjet pas 11 shtatorit zbuloi provat për një atentat që një degë siriane e al Kaedas donte të kryente në avionin e linjës Detroit‐Los Angeles. Dhe mes sekreteve të Zonës 51 dhe historisë së saj ka material sa për të bërë një film. Që në fakt do të realizohet: Area 51 do të jetë një serial televiziv që do të realizohet nga Gale Anne Hard, e njëjta firmë e Alien dhe Terminator. Dhe po përgatitet të përsërisë suksesin e X‐Files, telefilmi i frymëzuar pikërisht prej bazës së mistereve. Gjëra që kallin frikë: si intriga që lidh Projektin Manhatan, i cili solli ndërtimin e bombës atomike, me gjetjen e mistershme të një objekti jo shumë mirë të identifikuar në shkretëtirës e Neë Mexico, në Rosëell: mëma e të gjithë teorive mbi UFO‐t. E mundur? “Unë besoj që po”, – thotë Annie Jacobsen, duke shfletuar librin e saj të mistereve. “Një prej zbulimeve më shqetësues të investigimit tim është pikërisht ky: çfarë fshihej pas operacionit Sigma 4. Një mister që agjencia atomike ka detyrën ta shpjegojë: sepse ishte agjencia atomike që kishte përgjegjësinë për projektin”. Operacioni Sigma 4: ai që do të mbulonte të vërtetën mbi gjetjen e UFO‐ve në Rosuell për të fshehur eksperimentet biogjenetikë të amerikanëve. E marrim me radhë. Në fillim nuk ka patur një Zonë 51. Në fillim ka qenë lufta më e shëmtuar: Lufta e Dytë Botërore. SHBA fituan falë asaj bombe atomike që u ndërtua me Projektin Manhatan. Por eksperimentet vazhduan edhe më vonë në atë pjesë të shkretëtirës një orë e gjysmë larg nga Las Vegas, e që do të shndërrohej në zonën super të fshehtë 51. Eksplozivët do të transformonin tokë dhe shkëmbinj në atë pistë unike në botë në të cilën Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, shumë vite më vonë do të simulonin në fshehtësi të madhe ecjen në tokën hënore, përpara misionit të 20 korrikut 1969. Ata që pëlqejnë teoritë e komplotit shkojnë edhe më tej: këmbëngulin që zbritja në Hënë nuk ka ndodhur asnjëherë dhe që ka qenë një inskenim (siç do të rrëfejë edhe filmi Capricorn One) i realizuar pikërisht në teatrin e Zonës 51. Investigimi i Jacobsen i çmonton këto fantazi. Por, parashtron një hipotezë edhe më shqetësuese. Zona 51 ka marrë këtë emër – konkludon gazetarja pas një serie dëshmish – sepse në vitin 1951 këtu u sollën mbetjet e aksidentit të Rosuell. Legjenda e UFO‐ve merr jetë pasi vetë zëdhënësi i bazës ushtarake të Nju Meksico flet për gjetjen e një “disku fluturues” në një komunikatë për shtyp që vetëm disa orë më vonë do të detyrohet ta tërheqë. Që atëherë, ufologët e të gjithë botës besojnë në zbritjen në Tokë të jashtëtokësorëve. Por burimi më trazues i Jacobsen tregon një tjetër histori. “Janë vetëm 70 faqet e fundit të librit, por janë më të diskutuarat. Thonë se është e vështirë të besohet ajo që më ka thënë vetëm një burim. Por arsyeja përse e besoj është integriteti i tij: një inxhinier mbi 80‐vjeçar identitetin e të cilit më është dashur ta mbaj të fshehtë për arsye sigurie –madje pasigurie – kombëtare”. Është ky inxhinier, që në vitet 40 kish qenë pjesëmarrës në Projektin Manhatan, i nisur falë studimeve të Enrico Fermit, i cili rrëfen se për çfarë punohej në Projektin Sigma 4 të Zonës 51. Eksperimente njerëzorë. Marsianët e rrëzuar në Rosuell ishin në të vërtetë fëmijë të modifikuar kirurgjikisht që BRSS i Josif Stalinit kish dërguar në Amerikë për të demonstruar se mund të fitonte, në mos garën për bombën atomike, të paktën luftën e terrorit. Stalin donte që t’i trembte amerikanët duke krijuar panikun që disa vite më herët kishte krijuar Orson Welles duke lexuar drejtpërdrejtë në radio “Luftën e Botëve”. Duke dërguar ata gjoja jashtëtokësorë: Krijesa të realizuara nga një tjetër Jozef: ai doktor Mengele, i eksperimenteve famëkeqë në kampet e përqëndrimit, të cilit sovjetikët i kishin ofruar mbrojtje përpara se të largohej për në Argjentinë. Krijesa që amerikanët vazhduan më pas t’i studiojnë – dy prej tyre në gjendje kome të pakthyeshme – për të kuptuar misterin. Po disku fluturues? Edhe ai një shpikje e dy shkencëtarëve gjermanë që kishin përfunduar në duar të rusëve. Rindërtimi u duk kaq i pamundur sa që një investigim i ABC u përpoq menjëherë ta çmontojë. Një gazetar ka arritur të gjejë vetë superdëshmitarin e gazetares së “Los Angeles Times”. I cili i ishte dukur “konfuz”. Dhe që i kishte rrëfyer: shpresoj që historia ime ta ndihmojë Annie të shesë librin e saj. “Ka qenë një kurth i vërtetë”, replikon reporterja. “I janë paraqitur atij zotërie të moshuar duke i thënë që punonin me mua. Ai i lejoi të hynin në shtëpinë e tij. Ditën tjetër mu desh të kundërpërgjigjem: po a ju duket korrekte ajo që keni bërë?” Po a ka biseduar më me të pas botimit të librit? “Vazhdoj të jem në kontakt”, përgjigjet. “Dhe ai vazhdon të mbrojë fjalë për fjalë rindërtimin e tij”. Gjithçka është kaq e pabesueshme saqë vetë gazetarja duhet të hedhë dyshime. “E kam shkruar në parathënie. Nuk diskutohet besueshmëria e tij. Por ndoshta informacioni që i është dhënë në atë kohë ka qenë ndoshta dezinformim. Me fjalë të tjera: burimi im ka punuar me ato mbetje dhe i ka parë ata persona, por nuk ka lajme të dorës së parë mbi prejardhjen e tyre”. Nuk është dyshim i vogël: përse duhej të kufizohej tek shënimet? Sërish fiton besueshmëria e superdëshmitarit: i cili ka vazhduar të këmbëngulë në versionin e tij (“në fillim më ishte dhënë si një lloj rrëfimi”). Në mbështjellën e mistereve shfaqet kështu një tjetër dyshim i tmerrshëm: në fshehtësinë e Zonës 51 amerikanët kanë vazhduar me eksperimente të ndaluar? “E shpjegoj në libër. Kur gjendesh me një strukturë ushtarake që është e qartë që ekziston por që shteti mohon ekzistencën e saj, atëherë problemi është ai i kontrollit. Dhe nëse nuk ka kontroll, ekziston mundësia që të kryhen eksperimente të tmerrshëm”. Ka edhe një detaj. Sigma 4 quhen eksperimentet mbi UFO‐t. Sigma 1 ishin pagëzuar ata të Projektit Manhatan. Dhe me mbikëqyrjen e të dyve është marrë i njëjti person: këshilltari shkencor atëherë më i fuqishëm i Amerikës, i quajtur Vannevar Bush. Po çfarë fshihet mes Sigma 1 dhe Sigma 4? Cfarë projektesh të tjerë misteriozë ndërthuren mes dy tmerreve? Annie i është futur punës. Duke investiguar për Zonën 51 ka zbuluar se janë ende sekret 600 milion faqe mbi përdorimin që qeveria amerikane u ka bërë dijeve shkencore naziste. Dhe këtu do të përqendrohet libri i saj i ardhshëm që, siç zbulon ajo vetë, “do të eksplorojë sekretet pas programeve shkencorë amerikanë të pas Luftës së Dytë Botërore”, atëherë kur pati një garë të vërtetë për të shtënë në dorë ata shkencëtarë,exploererunivers.com.