Baftjar Zeqo rrezikon të dënohet me burg

0
159

baftjar zeqoKryetari i Bashkisë së Fierit, bashkë me gjashtë zyrtarë të tjerë, anëtarë të Komisionit të Strehimit në këtë njësi vendore, janë vënë nën akuzë për shpërdorim detyre, pasi dyshohen se kanë dhënë kredi të buta për shtëpi për disa persona, të cilët e kanë përfituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Hetimi ka nisur në bazë të kallëzimit nga 15 persona, të cilët kanë aplikuar pranë Bashkisë Fier për t’u trajtuar me banesa sociale si të pastrehë.

Kallëzimet, pavarësisht specifikave të tyre, që lidhen me faktin se përse duhet të ishin trajtuar si të pastrehë, në përgjithësi trajtojnë të njëjtat problematika dhe shkelje të procedurave ligjore nga ana e Komisionit të Strehimit, të ngritur për përzgjedhjen e aplikuesve si të pastrehë.

Nga materiali kallëzues dhe pyetja e personave, të cilët nuk janë kualifikuar për trajtim me banesë sociale, është konstatuar se pretendimet e tyre lidhen së pari me faktin se Komisioni i Strehimit ka publikuar një listë, e cila nuk ishte e pikëzuar, në ambientet e Bashkisë Fier.

Në këtë mënyrë asnjëri prej tyre nuk kishte mundësinë për të mësuar se me sa pikë ishte vlerësuar nga Komisioni, që të kishte mundësinë të ankohej nëse nuk ishte dakord me vlerësimin.

Kallëzuesit kanë shpjeguar se Komisioni i Strehimit nuk ka marrë për bazë listën e parë të personave, të cilët kanë aplikuar, por kanë futur në listën e aplikuesve edhe persona të tjerë të rinj, të cilët kanë përfituar me vendimin përfundimtar të Këshillit të Bashkisë.

Kallëzuesit pretendojnë se pavarësisht se kanë marrë pikët e nevojshme nga Komisioni i Strehimit, nuk kanë fituar në listën përfundimtare të miratuar nga Këshilli i Bashkisë.

Duke u nisur nga fakti se nuk kanë përfituar banesa sociale me qira, kallëzuesit kanë ndjekur rrugën penale, duke depozituar kallëzim në Prokurorinë e Fierit, si dhe kanë ngritur padi administrative në gjykatë, duke goditur vendimin e Këshillit të Bashkisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here