Protesta për dritat në Kukës, policia dhunon banorët

0
146

protesta ne kukesProtesta në Rrugën e Kombit për energjinë elektrike ka degraduar në përleshje mes banorëve kuksianë dhe policisë.

Efektivet blu kanë bllokuar protestuesit në afërsi të urës së Drinit të Zi.

Mësohet se dy prej protestuesve janë shoqëruar në polici, kreu i organizimit të protestës Nderim Lushi dhe një person tjetër.

Kuksianët kishin paralajmëruar disa ditë më parë që do të bllokonin rrugën e Kombit, nëse nuk ju plotësoheshin kërkesat e tyre për faljen e borxhit të energjisë dhe për papunësinë në qytet, e cila po i çon drejt eksodit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here