Vendimi/ Pas shtyrjes së afatit, ja dokumentet për kompensimin e pronave

0
162

ja dokumentet për kompensimin e pronaveEnde në shqyrtim mijëra dosje, për të cilat s’ka asnjë vendim

Pas shtyrjes së afatit për kompensimin e pronave do të nisë një fazë e re, ajo e ndryshimit të formulës dhe mënyrës se si do bëhet kompensimi financiar. “Procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme përfundon deri në datën 30.4.2015, me përjashtim të kryerjes së pagesës së kompensimit, e cila duhet të përfundojë në afatin e parashikuar në nenin 23, të këtij ligji”. Afati 30.4.2015 është shtyrë më parë me ligjin nr. 49/2014. Gjatë viteve 2013 dhe 2014 është evidentuar një shtim i ndjeshëm i numrit të kërkesave për njohje dhe kthim prone të rivendosura në afat, bazuar në vendimet gjyqësore. Për rrjedhojë, shqyrtimi i tyre nuk mund të përfundojë brenda afatit të parashikuar nga ligji 9235/2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve”, të ndryshuar. Në këto kushte, lind si domosdoshmëri shtyrja e afatit të përfundimit të procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave përtej datës 30.4.2015, të parashikuar në ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve”, të ndryshuar, duke përcaktuar si datë të përfundimit të tij datën 30.10.2015. Kjo nismë propozohet në kushtet kur kuadri ligjor për procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave është duke u rishikuar dhe përgatitur dhe shumë shpejt do të përcillet për konsultim. Ligji nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, në nenet 23 e 24 përcakton se “Procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme përfundon deri në datën 30.4.2015, me përjashtim të kryerjes së pagesës së kompensimit, e cila duhet të përfundojë në afatin e parashikuar në nenin 23, të këtij ligji”’, – thuhet në ndryshimet për ligjin për pronat

 

Procesi

Deri në përfundimin e procesit të shqyrtimit dhe miratimit të projektligjit të ri për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave”, duke qenë se afati i ligjit në fuqi është deri më 30.4.2015, në mënyrë që AKKP-ja të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë ligjore, në funksion të mbrojtjes dhe garantimit të së drejtës kushtetuese të pronësisë, për të siguruar rivendosjen e saj, në rastet e heqjes në mënyrë të padrejtë, në përputhje me parimin e sigurisë juridike dhe shtetit të së drejtës si dhe të ushtrimit të së drejtës së shpronësimit të pronës, përkundrejt një shpërblimi të drejtë, propozojmë shtyrjen e afatit të ligjit nr. 9235, datë 29.7.2004, për një afat 1 vjeçar. Kjo, në kushtet kur faza e konsultimit, e reflektimit të vërejtjeve dhe sugjerimeve, e miratimit të projektvendimit propozues të projektligjit, nga Këshilli i Ministrave, e më pas miratimit të projektligjit nga Kuvendi, kërkon kohë. Për këtë arsye, propozohet zgjatja e afatit për paraqitjen dhe trajtimin e kërkesave për njohje, kthim dhe kompensim pasurie. Është parashikuar edhe ndryshimi i nenit 28, të ligjit aktual, për shtyrjen e afatit të miratimit nga Këshilli i Ministrave, të fondit të pronave pasuri të paluajtshme shtetërore, të cilat vihen në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për procesin e kompensimit fizik të pronave, deri në datën 30.10.2015.

 

Dokumentet

-Kërkesa për kompensim në të holla, sipas formularit Tip-1 (bashkëlidhur VKM-së);

– Deklarata për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushteve të tjera që lidhen me to, sipas formularit Tip-2 (bashkëlidhur VKM-së);                                                   – Titulli për njohjen dhe kompensimin e pronës, që mund të jetë vendim i KKKP-së, vendim i AKKP-së, si dhe vendim i gjykatës, në rastet kur vendimet e sipërpërmendura janë ndryshuar në rrugë gjyqësore;

– Planvendosja përkatëse bashkëlidhur vendimit, si dhe planin e rilevimit aktual të pronës së njohur për kompensim;

– Dëshmia e trashëgimisë;

  1. dh) Nëse disponon, prokurë të posaçme, të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm apo disa prej tyre, ku të jetë e përcaktuar tagri për të tërhequr shumën e parave për pjesët takuese, në rast se shpallen fitues;

– Vendimet e KKP-së/ZRAKKP-së ku janë përcaktuar pjesët takuese të secilit bashkëpronar, në rastet kur aplikimi kryhet nga një pjesë e trashëgimtarëve përfitues;

– Çdo akt tjetër gjyqësor apo administrativ, me anë të të cilit provohet pjesa takuese e secilit bashkëpronar;

– Dokumentin e identifikimit (letërnjoftim apo pasaportë) të përfaqësuesit të pajisur me prokurë;

– Mandatpagesën.

 

Shifrat/ 6-7% e shqiptarëve të prekur me diabet, rriten shifrat tek fëmijët

6-7% e popullsisë në Shqipëri është bartëse e sëmundjes së diabetit. Alarmi është dhënë nga shoqata e të rinjve dhe fëmijëve me diabet sipas së cilës më shqetësuese mbetet fakti që po rritet numri i fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje. Shoqata e të rinjve dhe fëmijëve me diabet zgjodhi liqenin artificial për të zhvilluar një fushatë sensibilizuese për të gjithë qytetarët në lidhje me këtë sëmundje. Personat e prekur nga diabeti shprehen se këto aktivitete janë të nevojshme në mënyrë që kjo sëmundje të kurohet që në fillimet e saj nëpërmjet kurave dhe shërbimeve përkatëse. Ndërsa të rinjtë shprehen se kanë mungesë informacioni për këtë dhe shumë sëmundje të tjera dhe shprehen se duhen shtuar qendrat shëndetësore të cilat merren me kurimin e tyre Fushata sensibilizuese për sëmundjen e diabetit vjen në kuadër të javës së Evropës nën sloganin: “Të shëndetshëm drejt Evropës…”

 

Studimi/ Tiroidet, shkak i shëndoshjes dhe lodhjes

Hormonet tiroidale duhen mbajtur nën kontroll gjatë gjithë jetës, sepse mund të ndikojnë negativisht te shumë sisteme në trup nëse nuk funksionojnë siç duhet. Mungesa e ekuilibrit në peshën tuaj, lodhja e përsëritur dhe problemet me gjumin mund të shkaktohen nga tiroidet. Krahas kësaj, tiroidet ndikojnë edhe në gjendjen tuaj emocionale dhe energjinë e harxhuar gjatë ditës. Janë të shumta sëmundjet e shkaktuara nga tiroidet. Shumë të sëmurë nuk janë të vetëdijshëm për mosfunksionimin e rregullt të gjëndrës tiroidale. Shenjat e disa sëmundjeve të lidhura me tiroidet janë: – lodhje; – rënie e flokëve; – rrahje të shpeshta të zemrës; – shëndoshje; – kapsllëk; – çrregullimet menstruale; – probleme me gjumin; – shqetësime të stomakut dhe zorrëve; – dobësim i kujtesës; – moskontrollim i mjaftueshëm me anë të ilaçeve i sëmundjeve si tensioni, diabeti, kolesteroli. Nuk duhet harruar se nën shumë sëmundje serioze mund të qëndrojnë çrregullimi i funksionit të gjëndrës tiroide, shkruan gazeta Start. Nëse gjëndra e tiroides nuk prodhon hormone të mjaftueshme, atëherë vihet re një ngadalësim i lëvizjeve, depresion, lodhje, lëkurë e thatë, ngërçe muskulore dhe shëndoshje. Ndërsa shenjat e hipertiroides janë dobësim, nervozizëm, djersitje, rrahje të shpeshta të zemrës, dridhje, ankth, flokë dhe muskuj të dobësuar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here