Boateng, objekt talljeje në internet

Boateng objekt talljeje në internetI jashtëzakonshëm, fantastik, spektakolar, nuk ka mur që e ndal. Lionel Mesi hedh “knockout” Bajerin e Mynihut në “Camp Nou”, duel përrallash mes tij dhe Manuel Nojer që mundi t’i rezistojë furisë katalanase deri në minutën e 77-të, kur u detyrua më pas të dorëzohet para klasit të Lionel Mesit që shënoi një dygolësh dhe asistin e të tretin për të udhëhequr Barcelonë drejt fitores 3-0, sukses falë të cilit katalanasit janë me një këmbë në finalen e Berlini. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të nisin të qarkullojnë fotomontazhe që ngrejnë në qiell Lionel Mesin dhe tallen me futbollistët e Bajernit, veçanërisht Zherom Boateng, i cili ishte “viktima” e klasit të yllit argjentinas.

 

Irina harron Ronaldon, hidhet në krahët e Bredli Kuperit

Pas ndarjes nga ylli i Real Madrid, Kristiano Ronaldo, Irina Shaik ka nisur një romancë të re. Ajo është parë duke u puthur dhe përkëdhelur me aktorin amerikan Bradli Kuper. Lajmi i konfirmua ditën e djeshme, ndërsa dje janë publikuar edhe fotot e para të çiftit, të cilët duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit. Pas humbjes me Juventusin ja një lajm tjetër i hidhur për “Topin e Artë”.

 

Suarez gëzon të sëmurin nga kanceri

Për shkak të disa episodeve në të shkuarën, ai ka një reputacion jo shumë pozitiv, por kjo nuk do të thotë se ka një zemër të keqe. Përkundrazi, Luis Suarez mund të ketë bërë shumë njerëz të ndryshojnë mendim rreth tij, me këtë gjest kaq human. Ylli i Barcelonës ishte surpriza e këndshme për një djalosh, që për fat të keq është prekur nga kanceri. Mateos nga Uruguai i thanë se do ta çonin për t’u konsultuar me një mjek specialist nga Spanja, me të cilin do të komunikonte me kamera nëpërmjet kompjuterit. Biseda nisi normalisht, por nga ana tjetër nuk ishte mjeku që u prezantua por vetë idhulli i tij. Në momentet e para Luis Suarez e mbajti ekranin e kompjuterit të zi si për ta bërë edhe më emocionuese surprizën dhe në çastin që ai shfaqet, djaloshi e ka të vështirë t’i mbajë lotët. “Ti je një luftëtar i vërtet, je i fortë, prandaj vazhdo të luftosh”. Me këto fjalë e inkurajoi Suarez fansin e vogël, duke i premtuar edhe një fanellë të Barçës me emrin e tij.

 

Mesi bën tatuazh katedralen e Barcelonës

Roberto Lopez është autori i tatuazhit më të fundit spektakolar të Lionel Mesit, e cila është zbuluar dje në një emision të “RAC1”. Nëse më parë argjentinasi ka bërë tatuazh njerëzit e tij të dashur apo emrat e tyre, këtë herë ai është frymëzuar nga katedralja e famshme e Barcelonës “Sagrada Familia”. “Sagrada Familia” është një kishë katolike, e dizenjuar nga arkitekti katalanas Antoni Gaudi (1852–1926), por edhe sot e kësaj dite quhet e papërfunduar plotësisht.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko