Konservatorët e Cameron triumfojnë në Britani

david cameronKonservatorët e kryeministrit britanik David Cameron sigurojnë vendet e mjaftueshme në parlamentin britanik për të qeverisur të vetëm. Ata kanë 327 deputete, një më shumë se numri qe u duhej për formimin e qeverisë.

Fitorja e tyre çoi në dorëheqjen e 3 drejtuesve politikë. Dorëheqjen e dha kreu i laburistëve Ed Milliband.

Partia e tij u rendit e dyta, duke siguruar 232 vende në parlament, 22 më pak se legjislatura e kaluar.

Dorëheqjen e dha edhe kreu i liberal demokratëve Nik Klegg. Partia e drejtuar prej tij pësoi një humbje të paprecedentë që prej kirjimit, duke marrë vetëm 8 vota, 48 më pak se legjislatura e kaluar.

Edhe euroskeptiku Nigel Faraxh dha dorëheqjen nga partia për Pavarësinë e Mbretërisë së Bashkuar, e njohur si UKIP. Kjo parti do të përfaqesohet vetëm me një vend në parlament.

Fitues të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve konsiderohen Nacionalistët Skocezë, të cilët do të kenë 56 deputetë, 50 më shumë se legjislatura e kaluar.

Në parlamentin e ri do të përfaqësohen gjithësej 11 parti.

Por pavarësisht se ka siguruar numrat e nevojshëm për të formuar qeverinë, Kameron pritet të nisë negociatat për një koalicion, që do t’i jepte më shumë frymarrje qeverisjes së tij.

Partnerë të mundshëm janë Liberal Demokratët ose Partia Unioniste Demokratike e Irlandës së Veriut.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko