Si do të kryhet provimi i ricertifikimit për mjekët

i do të kryhet provimi i ricertifikimit për mjekëtPërjashtohet nga detyrimi për të dhënë provimin: Profesionisti i punësuar në shërbim publik shëndetësor, i cili për 2 vjet ose më pak arrin moshën e pensionit

Provimi i ricertifikimit kryhet për të vlerësuar nivelin e njohurive dhe kompetencave të profesionistëve që nuk janë angazhuar plotësisht në edukimin e tyre në vazhdim gjatë një cikli ricertifikimi dhe për të garantuar përputhjen me kërkesat bashkëkohore të praktikës profesionale. Përmbajtja e provimit hartohet nga Komisioni i Provimit të Ricertifikimit në përputhje me fushën e veprimtarisë profesionale dhe me zhvillimet e reja shkencore në këtë fushë. Provimi i ricertifikimit për profesionistët e së njëjtës fushë specialiteti kryhet në të njëjtat data. Pas përfundimit me sukses të provimit, pjesëmarrësit në provim i jepet dëshmia përkatëse, e cila dorëzohet pranë Urdhrit Profesional. Përjashtohet nga detyrimi për të dhënë provimin: Profesionisti i punësuar në shërbim publik shëndetësor, i cili për 2 vjet ose më pak arrin moshën e pensionit dhe Profesionisti, i cili ka marrë lejen e ushtrimit të profesionit për herë të parë 2 vjet përpara përfundimit të ciklit të ricertifikimit. Programi orientues i provimit të ricertifikimit shpallet së paku 3 muaj përpara datës së parë të provimit në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Ai hartohet nga departamentet përkatëse të Universitetit të Mjekësisë dhe Urdhrat Profesionalë në bashkëpunim me shoqatat e profesionistëve. Profesionisti i cili njoftohet për detyrimin për të kryer provimin e ricertifikimit duhet të bëjë një kërkesë me shkrim për t’u regjistruar për provim pranë AKP. Lista e profesionistëve të cilët duhet të regjistrohen dhe të kryejnë provimin dërgohet nga QKEV në AKP. Kërkesës për regjistrim duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e mëposhtëm:

-fotokopje e kartës së identitetit

-fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit

-fatura e pagesës për provimin e ricertifikimit. Dokumentacioni i mësipërm dorëzohet vetëm në regjistrimin e parë dhe shërben edhe për regjistrimin pasardhës në rast përsëritjeje.

 

Provimi

 Pjesëmarrësi në provimin e ricertifikimit duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:

-Të jetë i pajisur me kartën e identitetit

-Të jetë i pajisur me vërtetimin e regjistrimit për provim

-Të paraqitet të paktën 30 minuta përpara fillimit të provimit

-Të mos përdorë celularin ose mjete të tjera komunikimit gjatë provimit

-Të mos komunikojë gjatë zhvillimit të provimit. Qendrat e provimit mbikëqyren nga një ose më shumë administratorë, të cilët: janë përgjegjës për mbarëvajtjen e provimit sipas rregullave të përcaktuara nga AKP-ja dhe mbajnë qetësi gjatë zhvillimit të provimit. Rezultatet e provimit të ricertifikimit shpallen nga AKP, e cila i përcjell UP-ve dhe MSH-së listën e rezultateve të provimit të ricertifikimit. Shpallja e rezultateve bëhet sipas numrit të lejes së ushtrimit të profesionit dhe jo të emrit të profesionistit. Përdorimi i rezultateve të provimit të ricertifikimit nga autoritetet përgjegjëse bëhet në përputhje dhe zbatim të dispozitave të ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Profesionisti pjesëmarrës në provim ka të drejtë të përsërisë një herë provimin e ricertifikimit brenda periudhës 6 mujore të përcaktuar për këtë provim dhe në një kohë të dytë jo më shumë se 5 herë. Profesionisti pjesëmarrës në provim ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e dhëna dhe të kontestojë rezultatin me një ankesë me shkrim pranë AKP-së brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultatit. AKP-ja shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje të argumentuar brenda 30 ditëve. Në rastet kur AKP-ja sugjeron rivlerësimin e rezultatit, kërkohet vendimi i Komisionit të Provimit të Ricertifikimit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko