Tenderi i 2015/ Çarçafët e QSUT-së, vetëm në 4 muaj “humbën” 100 milionë lekë

0
138

te shtruarit e  spitalit  e QSUT-sëKontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave (KVO) të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, pasi akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 100 milionë lekësh vetëm për 4 muaj e parë të vitit 2015. “Nga QSUT vetëm për tenderin “Për shërbimin e lavanderisë dhe hotelerisë në pavijonet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë”, që mbulon shërbimin janar-prill 2015, si pasojë e shkeljes së barazisë në tenderë shtetit i është shkaktuar një dëm prej 10.803.376 lekë”, – thuhet në kallëzimin që ka bërë KLSH-ja. Ky institucion, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 40/2, datë 14 janar 2015, ushtroi auditimin tematik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, në përfundim të të cilit u konstatuan një sërë shkeljesh të procedurës të prokurimit për tenderin me objekt “Për shërbimin e lavanderisë dhe hotelerisë në pavijonet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë” për shërbimin e kërkuar për periudhën janar-prill 2015. Si rezultat i shkeljes së procedurës së vlerësimit të ofertave u konstatua një dëm ekonomik në vlerën 10.803.376 lekë. Nga auditimi u konstatua se komisioni i vlerësimit të ofertave, në zbatimin e procedurës së tenderit “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit” për një fond limit prej 94.277.276.7 lekë pa TVSH për shërbimin e lavanderisë, ka skualifikuar padrejtësisht një operator pjesëmarrës në tender, me ofertë më të ultë se oferta e paraqitur nga operatori i shpallur fitues (diferenca 10.803.376 lekë). Me skualifikimin e këtij operatori ekonomik është shkelur barazia e pjesëmarrësve në tenderë publike dhe është favorizuar subjekti fitues, veprim që është në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2016 “Për prokurimin publik” dhe VKM nr. 1, dt. 10.1.2007, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”. Sa më sipër, për të gjitha shkeljet e konstatuara nga ana e grupit të auditimit, për zhvillimin e procedurës së këtij tenderi, KLSH ka depozituar pranë organit të Prokurorisë kallëzim penal ndaj punonjësve të QSUT, anëtarë të KVO-së L. S. (kryetar), K. Q. dhe A. T. (anëtar), me akuzën “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here