Numri i larte i shqiptareve qe kane kërkuar azil politik ne vendet e Bashkimit Evropian i kane shërbyer si argument liderit te opozitës Lulzim Basha qe te kundërshtoje sloganin elektoral te rivaleve politik e për te theksuar se vendi nuk po ecën ne drejtimin e duhur, por ne drejtimin e gabuar. Gjate prezantimit te kandidateve demokrate ne Bulqize e Dibër, Basha deklaroi se vetëm në muajin prill, numri i azilkërkuesve në Gjermani është afërsisht 5 mijë vetë nje tregues per përkeqësimin e situatës.
Lulzim Basha tha se “kryeministri, kryetari i Kuvendit po bredhin cep më cep me regji qendrore, për të na mbushur mendjen se punët po shkojnë mbarë, se punët po shkojnë në drejtimin e duhur. Në fakt, largimi i 5 mijë shqiptarëve në prill, i mijëra të tjerëve që nuk janë regjistruar si azilantë, por ne e dimë që kanë marrë rrugët mbi shpinë e fëmijët prej dore dhe janë larguar tregon se punët po shkojnë keq e mos më keq. Zgjedhja e 21 qershorit nuk është vetëm zgjedhje vendore, është zgjedhja për t’i thënë jo së keqes, është zgjedhja për të ndalur të keqen ose për të ulur kokën e për të lënë të keqen të na shkelë më keq me këmbë”.
Por azilkërkuesit nuk janë te vetmit qe tregojnë se vendi po ecën me keq nen drejtimin e se majtës, pasi sipas kryetarit te PD çdo familje shqiptare po kalon nje situate te vështire ekonomike per shkak te krizës ku është zhytur vendi.
“Në dy vite, jo 300 mijë vende të reja pune por dhjetëra, mijëra vende pune ekzistuese u shkatërruan si rezultat i politikave të gabuara të taksave të larta, si rezultat i kërbaçit dhe gjobave mbi biznesin. Si asnjëherë më parë mbi 80% e shqiptarëve detyrohen të marrin borxh për të mbyllur muajin, ndërkohë listat e ushqimeve shtohen. 20 000 familje janë hequr me një të rënë të lapsit nga ndihma ekonomike. Kontroll –gjobë; kontroll –burg; burg kontroll dhe gjobë! Ky është realiteti i përditshëm”, tha kreu i PD-së.
Sipas Lulzim Bashes per te gjitha këto arsye qytetaret ne 21 qershor duhet te votojnë te djathtën dhe alternativen e saj për rimëkëmbjen e vendit.