Shkrimtari italian Roberto Saviano ka vizituar Tiranën në kuadër fillimit të Javës së Inovacionit. Ndalimin e parë ai e ka bërë në një aktivitet të organizuar në Muzeun Historik Kombëtar.
Shkrimtari Saviano i vlerësoi shqiptarët si një popull i fortë dhe i admirueshëm, duk parë se çfarë kanë kaluar dhe çfarë kanë arritur.
“Për mua Shqipëria është një vend që më krijon mundësinë të studioj shumë fenomene.
Ju jeni një popull i fortë dhe i admirueshëm nëse marrim parasysh se sa shumë keni kaluar ju dhe serish ia keni dalë kurajoja juaj është njësoj si ajo e jugut të Italisë.
Kurajo nuk është të fshihesh e të bësh sikur nuk ke dëgjuar, kurajo është të tregosh, të marrësh përsipër të thuash çdo gjë.
Duhet të flasim realitetin për drejtësinë për policinë dhe kjo nuk është një gjë e keqe sepse kështu duke treguar ju bëheni nje ndihme e madhe për vendin tuaj.”- tha Roberto Saviano.