Hetimi në Vlorë/ Punonjësi i postës humbi 100 milionë lekë të qytetarëve duke luajtur në kumar

0
146

 

Artan Cena

 

Prokuroria e VlorësProkuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet ndaj Aranit Kojdhelit, i cili akuzohet se kishte lënë në bixhoz paratë e qytetarëve që kishin paguar energjinë elektrike

Luan kumar dhe shlyen borxhet me paratë e pensionistëve dhe ndihmës ekonomike, përfundon në Gjykatë punonjësi i Postës në Vlorë. Policia kishte ndaluar disa muaj më parë 44-vjeçarin Arianit Kojdheli, punonjës i shërbimit të Postës së fshatit Llakatund. Kojdheli ishte punonjës i shërbimit të Postës së këtij fshati, por edhe arkëtar për faturat e energjisë elektrike. Ndalimi i tij është bërë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa prokuroria kishte nisur dhe hetimet ndaj tij. Po ashtu, ndaj këtij shtetasi kanë bërë kallëzim shtetas të ndryshëm për faturat që i kanë paguar dhe u rezultojnë të papaguara, si edhe një kallëzim nga drejtuesit e filialit të Posta Shqiptare, Vlorë. I pandehuri është hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”.

 

Dosja në Gjykatë

Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim shtetasin Aranit Kojdheli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, pasi, në pozicionin e ish-punonjësit të Posta Shqiptare sh. a në fshatin Shushicë, ka përvetësuar gjatë periudhës 2009-2014 shumën mbi 10 milionë lekë të reja të qytetarëve, të cilët paguanin në sportelin e postës faturat e energjisë elektrike. Gjithashtu, ai ka vjedhur edhe rreth 1.3 milionë lekë të reja nga arka e institucionit të tij. Hetimi për këtë shtetas ka filluar në dhjetor 2014, kur ai ishte paraqitur para oficerëve të Policisë Gjyqësore, duke deklaruar vetëpërgjegjësi për vjedhjen e pagesave të kryera nga abonentë të ndryshëm për faturat e energjisë elektrike. Po ashtu, ndaj këtij shtetasi kanë bërë kallëzim shtetas të ndryshëm për faturat që i kanë paguar dhe u rezultojnë të papaguara, si edhe një kallëzim nga drejtuesit e filialit të Posta Shqiptare, Vlorë. I pandehuri është hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”.

 

Arrestimi i punonjësit

Sipas burimeve të policisë, rezulton se më 24 dhjetor 2014, 44-vjeçari ka marrë 1.2 milionë lekë nga filiali për t’ua shpërndarë pensionistëve, por kur këta të fundit kanë shkuar të marrin lekët e tyre janë përballur me mungesën të parave. Menjëherë është bërë denoncimi në polici duke çuar dhe arrestimin e punonjësit të postës nën akuzën e “Vjedhjes” me anë të shpërdorimit të detyrës. Gjithashtu disa banorë të fshatit Risili, të cilët rezultonin debitorë në zyrat e OSHEE-së kanë bërë kallëzim penal ndaj personit në fjalë, pasi lekët e faturave të energjisë elektrike që ata i dorëzonin Kojdhelit nuk janë derdhur në arkë. Nga hetimi deri tani rezulton se ka përvetësuar rreth 5 milion e 400 mijë lekë të vjetra. Ndaj 45-vjeçarit pritet të ketë edhe denoncime të tjera.

 

 Qëlloi me karrige ndaj Bashës në Ersekë, në qeli militanti i PS-së

“Arrest me burg” është masa e sigurisë që Gjykata e Faktit në Korçë ka vendosur për Suel Liçon, 27-vjeçarin, i cili disa ditë më parë në qytetin e Ersekës gjatë takimit të kreut të opozitës, Lulzim Basha, qëlloi me karrige për të goditur atë, por nuk ia doli, pasi u plagos një i moshuar që ishte pranë. Mbi 27-vjeçarin Liço rëndon akuza “Pengim me dhunë i veprimtarisë së partive politike”. Gjatë seancës gjyqësore, institucioni i akuzës ka përshkruar të gjithë dinamikën e ngjarjes në Ersekë, ndërsa ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” masë për autorin e incidentit gjatë incidentit elektoral. Nga ana tjetër, 27-vjeçari Suel Liço ka pranuar veprën penale, ndërsa ka kërkuar masë lehtësuese ndaj tij. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e të mërkurës së kaluar, kur Lulëzim Basha po prezantonte kandidatit për Bashkinë e Ersekës. Gjatë fjalës së kreut demokrat, Liço ka gjuajtur me karrige në drejtim të kreut të opozitës, ndërsa ka mbetur aksidentalisht i plagosur 61-vjeçari Fuat Mydini, bashkëqytetar i autorit të këtij incidenti.

 

Durrës, një i ri nga Kukësi u mbyt në det duke u larë

Një i ri nga Kukësi u mbyt ditën e djeshme në detin Adriatik pranë sektorit “Apolonia” në Durrës. Sipas policisë, 20-vjeçari i cili humbi jetën është identifikuar si Ismail Peposhi. Ky i fundit kishte dalë bashkë me dy shokët e tij në det me një mjet lundrues të llojit pedalon. Menjëherë në vendngjarje shkuan efektivat e policisë, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të riut. Por gjatë rrugës për në Spitalin e Durrësit ai ndërroi jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Të parët që kanë dhënë alarmin kanë qenë shokët e 20-vjeçarit të cilët kanë kërkuar ndihmë për shokun e tyre. Edhe pse ndihma nuk ka munguar, ai nuk ka mundur që të shpëtojë.

 

Pranga dy turqve, trafikonin kanabis të blerë në Shqipëri

Policia greke ka arrestuar dy shtetas turq, që kishin futur në ishullin e Korfuzit, një sasi të konsiderueshme kanabisi, të sjellë nga Shqipëria. Sipas policisë, ata e kishin marrë drogën në brigjet e Shqipërisë dhe me anë të një skafi e transportuan në pjesën verilindore të Kurfuzit, në zonën e quajtur Kasiopis. Pas një operacioni të mirorganizuar, forcat policore zbuluan vendin ku ishte fshehur droga, një sasi prej 48 kg kanabis, e ambalazhuar në paketa me nga 1000 gramë secila. Sipas policisë, trafikantët do të përfitonin nga shitja e drogës, 45.000 euro. Pronari dhe drejtuesi i skafit, të dy shtetas turq, të moshës 48 dhe 55 vjeç, u arrestuan, ndërsa skafi me flamur turk dhe droga u sekuestruan.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here