Kohë listash

0
217

Nga Avni Nezaj

The spectre of famine approaches the well fed Aleksandar Stamboliyski the prime minister of Bulgaria in 1919 during the widespread European famine that followed in the wake of the First World War. --- Image by © Michael Nicholson/Corbis
The spectre of famine approaches the well fed Aleksandar Stamboliyski the prime minister of Bulgaria in 1919 during the widespread European famine that followed in the wake of the First World War. — Image by © Michael Nicholson/Corbis

Në këtë katrahurë informacioni të çrregullt dhe aspak elitar që po konsumojnë përditë bashkëkombësit e mi, të bie në sy aspak me vështirësi se faqe të tëra gazetash të përditshme dhe faqesh virtuale janë të mbushura me lista njerëzish që paguhen që duhet të paguhen apo që janë paguar. Njerëz që kanë fituar që duhet të fitojnë apo që fitojnë. Njerëz që kanë borxhe që shlyejnë borxhe e që kanë për të shlyer. Njerëz që marrin tapi ose që nuk e kanë marrë akoma apo që edhe mund ta marrin. Të burgosur që do paguhen për vitet e burgut komunist, ata që janë paguar dhe ata që do te paguhen nëse janë gjallë. Lista pafund e marramendje pafund.

Pozita dhe opozita në një luftë edhe virtuale edhe publike për të mbushur mendjen njerëzve se kujt do t’ia japin votën. Lista për të bërë bilance dhe për të ofruar bilance. Por vetëm me emra nuk mund të bëhen bilance as të kaluara e as të sotshme.

Lista e fundit me emrat e atyre që priten të drejtën për të qenë anëtare të organizatës së Policisë së Shtetit ekziston por nuk është bërë akoma publike. Është sekret?

Lista e mjekëve që do jenë mjekë, e atyre që nuk do të jenë dhe atyre që duhet te kenë pikët ose kreditet për të qenë. Farmacistë po ashtu. Ushtarakë të liruar, çliruar, që dalin në pension. Edhe këta në listë, rreshtore. O sa shumë lista.

Tani se fundi edhe lista e kandidateve për zgjedhjet e 21 qershorit. Kjo zë më shumë vend dhe hapësirë se sa të gjitha listat e bëra publike deri tani. Vrasës me pagesë që kanë listën e tyre. Të programuar për të vrarë me pagesë, që kanë listën a atyre që do të vrisnin atyre që kanë vrarë por edhe listën e atyre që duhen vrarë. Çfarë tmerri.

Edhe zoti është fshehur për të mos u ndikuar nga ky lumë me përmbytje listash të pafundme. Listat e spiunëve listat e bashkëpunëtorëve, lista shpronësimesh dhe pronësimesh. Lista për banesat sociale, për kredi të pashlyera. Lista gjithandej. Shumë gazeta shiten në treg sot vetëm për shkak të listave. Është bërë lajmi më i mirë, zihen gazetat kush ta ketë më ekskluzive listën, më të pakonsumuar listën ….

Lista e kompensimit të pronave, e dhënies së pronave dhe njohjes së pronave. Listë pas liste e në emër të listave gjithmonë ka antikomunikim dhe stres. Lista për të tërë, për të gjithë, këndej e andej, ose tej e këtej siç thoshte i madh Konica. Lista e atyre që duhet të paguajë dritat, ujin, vajin, bukën, atyre që falen, atyre që kanë paguar dhe atyre që i nxjerrin në listë emërore që tu mbushet mendja për të paguar. Përdoret e keq përdoret emri i njeriut.

Lista e shtëpive sociale, ndihmës sociale, e të paaftëve për punë, e të aftëve për punë. Lista e të shkolluarve, të diplomuarve e njohjes dhe mos njohjes së studimeve. Lista gjithandej. Kohë listash që vetëm mirëqenie nuk sjell. Çoroditja e listave largon interesin e njerëzve për të punuar dhe për të bërë ato që i interesojnë më shumë zhvillimit dhe mirëqenies. A thua të gjithë duhet të presin emrin në lista që të kenë diçka të re në jetën e tyre. “Më doli emri në gazetë për kompensimin e një prone që e zuri rruga diku në Fier, më tha një shofer fugoni një ditë. “Të tërë mu turren të më kërkonin para borxh. Nuk i gëzova dot ato që mora”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here