Përplasja me Nishanin/ Mazhoranca rikthen akuzat, Xhafaj: I skandalizuar nga Presidenti, KLD e kthyer në korporatë

0
137

Gëzim Saliu

Deputeti i PS, Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit te Posacem Parlamentar per Reformen ne Sistemin e Drejtesise./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Xhafa, speaks during a meeting of the Parliamentary Special Committee on Reform of the Justice System.

Raporti i 2014-ës së Avokatit të Popullit, Totozani akuza qeverisë: Shumë familje u hoqën pa shpjegim nga skema e ndihmës ekonomike, problem edhe me prishjet e bëra nga IMT-ja

Mazhoranca e majtë rikthena akuzat dhe kritikat ndaj Presidentit të vendit, Bujar Nishani, duke e cilësuar këtë të fundit si një ndër përgjegjësit kryesorë të situatës ku ndodhet sistemi i drejtësisë sot. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku u shqyrtua raporti për vitin 2014 i Avokatit të Popullit, i cili mbështetej në pjesën më të madhe në ankesat për drejtësinë, kreu i tij, Fatmir Xhafaj, nuk ngurroi të vendoste në qendër të diskutimit të tij kreun e shtetit. Sipas deputetit socialist, i cili kryeson edhe komisionin e posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Nishani po përdor një logjikë antikushtetuese lidhur me çështjen e nënkryetarit të KLD-së. “Kam lexuar një intervistë të Presidentit të Republikës dhe jam skandalizuar. Në ditën e drejtësisë Presidenti flet sikur flitet për gjykatat në Danimarkë, Suedi, Itali apo ku e di unë se çfarë. Vetëm për Gjykatat e Shqipërisë nuk foli, që janë të mbushura me korrupsion, që KLD është kthyer në një korporatë. Nuk po i hy më asaj logjikës së Presidentit, një logjikë antikushtetuese që sekretari i Përgjithshëm na zëvendësuaka zv.kryetarin e KLD-së, një funksion kushtetues. Sipas kësaj logjike kur ik presidenti jashtë vendit e zëvendësuaka sekretari i Përgjithshëm i Presidencës”, – tha Xhafaj. Por ndërsa në shumë raste të tjera, sulmet ndaj Presidentit kanë hasur në rezistencën e opozitës, kjo e fundit nuk ishte e pranishme dje përmes anëtarëve të saj në mbledhjen e komisionit. Ndërkaq teksa parashtroi raportin e institucionit të drejtuar prej tij, Avokati i Popullit, Igli Totozani, fajësoi institucionet shtetërore për mosbashkëpunim kryesisht në çështjet që prekin një numër të madh qytetarësh. Këtu ai listoi heqjen e familjeve nga skema e përkrahjes sociale por dhe prishjen e banesave nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit. “I gjithë problemi ngel kur trajtojnë me rekomandime fenomene që preken një numër i madh qytetarësh, siç është ndihma ekonomike. Shumë familje janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike dhe shpesh herë jo vetëm për shkak të paqartësisë së sistemit të pikëzimit për të cilin kemi bërë edhe rekomandim, na është pranuar si rekomandim por nuk dimë të jetë bërë ky ndryshim”, – u shpreh ai.

 

Projektligjet e ditës

Ndërkohë në mbledhjen e djeshme komisioni i ligjeve i votoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për investimin nga llogaria EU/IPA e by-pass-it Vlorë, për by-pass-in e Vlorës”. “Ky aks është gjykuar edhe për shkak të diskutimeve të mëparshme si një aks i rëndësishëm i infrastrukturës në jug të Shqipërisë. Ideja është që të ndërtohet një by-pass në Vlorë aty ku mbaron sot autostrada Levan-Vlorë, dhe në vijim pastaj përgjatë gjithë pjesës mbrapa të Vlorës dhe me dalje dhe në Orikum të ndërtohet një rrugë re, një aks i ri, i cili do të lirojë në mënyrë të konsiderueshme trafikun veçanërisht në pikun e verës”, – tha zv. ministri i Transporteve, Ylli Manjani.

 

SHBA: Zgjedhje të lira/ Basha pret kongresmenin Rohrabacher: Rama dhe Meta kanë ngritur skemë për blerjen e votave

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, priti dje në një takim kryetarin e Nënkomitetit për Evropën, Euroazinë dhe Kërcënimet e Reja në Kongresin Amerikan, Dana Rohrabacher, dhe kryetarin e stafit të komitetit Paul Behrends. Në këtë takim, ku ishin të pranishëm kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe ambasadori amerikan Donald Lu, kryetari i Partisë Demokratike e njohu kongresmenin amerikan me iniciativën e Partisë Demokratike për dekriminalizimin. “Persona me precedentë kriminalë theksoi janë promovuar nga dyshja Rama-Meta në Kuvendin e Shqipërisë dhe në poste drejtuese të administratës si dhe janë propozuar nga dyshja Rama-Meta si kandidat për kryetarë bashkie”, – tha Basha. Më tej kryedemokrati shprehu mirënjohjen për mbështetjen që po i jep procesit të dekriminalizimit ambasada e SHBA-së dhe vetë ambasadori Lu, sikundër ndau shqetësimin për mungesën e vullnetit të mazhorancës për të miratuar aktet ligjore që do të ndalonin personat me precedentë kriminalë të garonin në zgjedhjet e 21 qershorit dhe të promovoheshin ne administratën publike. Një vend të rëndësishëm në këtë takim zuri dhe situata parazgjedhore në Shqipëri, ku Basha theksoi se dyshja Rama-Meta ka nisur të ngrejë skemën e blerjes së votave, duke u bërë presion të hapur drejtorëve te administratës publike, për të blerë votat dhe për të marrë vota me çdo mënyrë. Kryetari i PD-së shprehu shqetësimin edhe për dhunën e ushtruar ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratke gjatë tubimeve elektorale. Në këtë kontekst, ai solli në vëmendje rastin e Durrësit, ku militantët e PS dhunuan anëtarë të PD-së, rastin e Ersekës ku u tentua të goditet kryetari i opozitës, rastin e Malësisë së Madhe, ku pas takimit elektoral, policia ushtroi kontrolle ndaj simpatizantëve të PD-së. Nga ana e tij kongresmeni amerikan Rohrabacher theksoi se Kongresi Amerikan do të monitorojë procesin zgjedhor ndërsa garantoi se SHBA janë dhe do të jenë në mbështetje të një procesi demokratik, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Në Gjykatën e Lartë/ Padia për shpifje, shtyhet seanca. Tahiri: Standard para drejtësisë. Paloka: S’më njoftuan

Shtyhet seanca e parë në Gjykatën e Lartë në lidhje me padinë për shpifje të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri për kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Shkak për këtë u bë mungesa e deputetit Edi Paloka në sallën e gjyqit, ku ky i fundit pretendoi se nuk ishte njoftuar për seancën. Ndërsa la ambientet e Gjykatës së Lartë, ministri Tahiri tha se përmes padisë së tij synon t’i japë mundësi deputetit Paloka që të vërtetojë akuzat e ngritura ndaj tij se ka lidhje me botën e krimit, e konkretisht me Emiljano Shullazin, i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale. “Unë kam besuar që detyra jonë si politikanë është të japim kontribut që sistemi i drejtësisë të funksionojë dhe jo vetëm nëpërmjet deklaratave në publik, por edhe duke dhënë shembullin personal si duhet të paraqitemi para gjykatës”, – tha ai. Më 23 Janar 2015 nga Selia e Partisë Demokratike kreu i grupit parlamentar të kësaj force akuzoi ministrin e brendshëm për lidhje me krimin dhe bandat, ndërsa po atë ditë Tahiri depozitoi dhe padinë për shpifje ndaj Palokës. Kryesuese e Kolegjit Penal në Gjykatën e Lartë është Arjana Fullani, ndërsa gjykata vendosi dje që seanca e radhës të mbahet më 25 maj.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here