Ministri Gjiknuri ka firmosur kërkesën për revokimin e licencës së 23 kompanive të tregtimit me shumicë, të cilat nuk kanë përmbushur kërkesat ligjore të kapaciteteve minimale dhe kushteve teknike.
Masa e revokimit jepet për shoqëritë e listuara më poshtë:
- “Joni MD” sh.a.
- “Halilaj Hollding Group” sh.a.
- “Duçellari 2010” sh.a.
- “Ina Petrol” sh.a.
- “Al Prima” sh.a.
- “Gentjan 2011” sh.a.
- “Alfa Omega Enterprise” sh.a.
- “New Petrol” sh.a.
- “Lilo Petrol 2011Compani” sh.a.
- “Dizayn Gaz” sh.a.
- “Niti Petrol Company” sh.a.
- “Gramozi Oil Compani” sh.a.
- “Albania Oil Compani 2011” sh.a.
- “Petroleum 2011- Company” sh.a.
- “Lloga Oil Company” sh.a.
- “Power Sprint Oil” sh.a.
- “Sheng Oil” sh.a.
- “Eurostandard Oil” sh.a.
- “Evo Power” sh.a.
- “Dion Petroleum” sh.a.
- “Tangra Group” sh.a.
- “East Mediterranean” sh.a.
- “Kalaja” sh.a
Lojërat e fatit, 78 konfiskime në dy muaj
Ministria e Financave njofton se në 6 javët e fundit (për periudhën prill – maj 2015) janë identifikuar 362 adresa sekondare lojëra fati të kontrolluara në 17 qytete; 87 adresa sekondare, ku janë konstatuar shkelje; janë marrë 78 masa administrative me konfiskim, 9 masa administrative me gjobe në vlerën 45 000 USD, janë konfiskuar 157 pajisje lojërash fati, nga të cilat 75 automatë elektronikë, janë firmosur 5 urdhra për vendosje barre siguruese për 7 automjete në pronësi të 5 subjekteve debitore ndaj NJMLF.
Sipas të dhënave tashmë publike, për periudhën deri në fund të muajit prill 2015, janë kontrolluar 6 500 pika sekondare lojëra fati; janë konstatuar 1 709 shkelje ligjore në fushën e lojërave të fatit; janë marrë 144 masa administrative me gjobë ndaj subjekteve të lojërave të fatit në vlerën e 720 000 USD. Gjatë së njëjtës periudhë, më shumë se 1 500 aktivitete lojëra fati të paligjshme janë bllokuar dhe konfiskuar, ndërsa 1 149 automate elektronike janë konfiskuar.
Nga NJMLF, aktualisht, ndaj 9 subjekteve të licencuara, është marrë masa administrative “pezullim aktiviteti”, ndërsa masa administrative “bllokim i llogarive bankare” është marrë ndaj 35 subjekteve të licencuara. Po kështu, u është hequr licenca 20 subjekteve të licencuara.
Në vijim të kontrolleve specifike dhe zbatimit të masave të aplikuara janë zhbllokuar në favor të shtetit fondet e ngurtësuara të garancisë ndaj 15 subjekteve në vlerën 650 000 USD, të cilët kanë rezultuar debitorë ndaj NJMLF dhe DPT.
Hyn në fuqi sistemi bonus-malus tek sigurimi i makinave
Kompanitë e sigurimit janë duke përdorur prej marsit të këtij viti Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile i cili ofron numrin personal të pronarit të mjetit si çelës për kërkimin e historikut Bonus-Malus dhe kategorizimin e saktë të pronarëve në nivelet e rrezikut, bën të ditur Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. AMF përfundoi integrimin e sistemit të regjistrimit të automjeteve që mundësojnë tarifimin me bazë rreziku. Aktualisht agjentët e shitjeve të policave të sigurimit mund të kërkojnë të dhëna mbi automjetin dhe pronarin e automjetit nëpërmjet targës dhe numrit të shasisë.
Në këtë fazë, përveç të dhënave të mësipërme të automjetit, sistemi gjeneron dhe dërgon edhe të dhëna rreth kategorisë së automjetit sipas informacionit bazuar në Regjistrin Kombëtar të Automjeteve, por agjentët nuk kanë të drejtë t’i ndryshojnë të dhënat duke parandaluar në këtë mënyrë abuzime të ndryshme.
Me përfundimin e dy fazave sistemi është plotësisht funksional dhe parametrat e rrezikut, që janë numri i dëmeve dhe numri i viteve të plota TPL dërgohen drejt sistemeve të shoqërive të sigurimit duke bërë të mundur tarifimin me bazë rreziku.
Sistemi Bonus-Malus prezanton një skemë universale të vlerësimit të tarifës për policat e sigurimit të detyrueshëm motorik, ku për çdo rinovim të policës së sigurimit, për cilindo të siguruar, në varësi të dëmeve të ndodhura gjatë periudhës së mëparshme të sigurimit, përllogaritet koeficienti që do të aplikohet mbi tarifën bazë të sigurimit.
Ky koeficient do të ndikojë në rritjen ose uljen e vlerës së tarifës së sigurimit, respektivisht nëse i siguruari ka bërë dëme ose jo gjatë periudhës së siguruar.