Artan Fuga
Tirana është qytet që nuk rregullohet dot më për t’u bërë qytet i standardeve evropiane.
Fatkeqësisht, qyteti ka rënë nga pikëpamja urbane.
Mund t’i bëhen vetëm shërbime paliative po u mendua brenda guaskës dhe konfigurimit të sotëm.
Ai qytet ka rënë duke na zënë të gjithëve brenda.
Pse budallenj janë parellinjtë që ikin për të banuar jashtë Tiranës, por ajo i gjurmon nga pas dhe i kap duke e shtrirë metastazën e vet në një periferi gjithnjë e më të madhe.
Ose duhet prishur në një shkallë të madhe për t’u ribërë. Pak gjasa ka kjo mundësi. Kërkon investime kolosale.
Ose duhet zhvendosur drejt kodrave. E vetmja mundësi, por duhet një plan 30-vjeçar. Duhet plan urbanistik dhe shtet iluminist, i qëndrueshëm dhe patriot, që të mendojë për brezat e ardhshëm.
Për Tiranën 2050.
Por, si vështirë që ky mendim strategjik të hyjë në ligjërimet elektorale të cic-miceve të vogla.
Ose duhet braktisur sikurse po e braktisin ata që e prishën ose nuk folën dhe nuk vepruan për ta mbrojtur. Mos o Zot!
Nomadë! Kap territore, bëji shkrumb, braktisi, shkrumbo të tjerë… ik larg, larg, në qytetet e të huajve, ku ligji i të huajit të ndalon të shkatërrosh.
Por, kjo do të ishte vrasje për kombin!