Nëse anglezët zbulojnë në Bletchley Park sekretet e Enigmas, nuk janë më të paktë amerikanët kundrejt kodeve japoneze, duke penetruar makinën shifruese japoneze Purple. Lindja zyrtare e projektit përgjithësisht bihet dakord se ka qenë data 25 shtator 1940, kur për herë të parë u zbuluan disa mesazhe të shifruar me prejardhje nga Tokio. Megjithatë, origjina e saj mund të jetë që në periudhën pas Luftës së parë Botërore dhe merita fillestare i shkon pa dyshim kripto-analistit amerikan Herbert Yardley. Pasi shoqëroi presidentin Uilson në krye të një ekipi të vogël shifruesish, Presidentin Uilson në konferencën e Versajës 1919, Yardley mori detyrën e penetrimit të kodeve japonezë. Formoi kështu një grup ekspertësh dhe analistësh të motivuar, matematicienë, teknikë, linguistë, përkthyes, njohës të gjuhës japoneze. Lind kështu skuadra e famshme e mbiquajtur “Black Chamber” që, brenda pak kohësh do të arrijë qëllimet e parashikuar. Veprimtaria e saj ka aq shumë sukses saqë në konferencën detare të Uashingtonit në vitin 1921 amerikanët janë në gjendje të negociojnë nga një pozicion i avantazhuar, duke qenë se ishin në gjendje të lexonin udhëzimet që vinin nga Tokio në po të njëjtin moment si delegatët japonezë!
Në vitet që pasuan Yardley u dha pas interesave të tjerë, duke preferuar që të punonte për sipërmarrje private, shumë më fitimprurëse se sa shërbimi publik. Pa praninë e tij të vazhdueshme si dhe ekspertizën e veçantë, grupi nis të humbasë goditje dhe Sekretari i Shtetit, Henry Stimson vendos shpërbërjen e tij, duke e konsideruar tashmë shumë të kushtueshëm dhe pak produktiv.
Yardley, i cili është kundër, shkruan atëherë një libër me kujtime që shkakton sensacion dhe bëhet një bestseller botëror, “The American Black Chamber”, ku rrëfen pa dorashka të gjithë sipërmarrjet e tij të fshehta, mbi të gjitha ato që lidhen me konferencën detare amerikano-japoneze.
Skandal në Uashington, furtunë politiko-diplomatike në Tokio! Japonezët braktisin menjëherë kodet manualë për të kaluar tek ata elektro-mekanikë. Konceptohen dhe ndërtohen kështu në kohë rekord shifrueset e quajtura “alfabetike modeli 97” (që amerikanët do i quanin Purple), jo shumë të ndryshme në konceptimin bazë nga Enigma gjermane.
Marrja e këtij pozicioni të vendosur nga qeveria japoneze detyron amerikanët që të riorganizojnë të gjithë strukturën e tyre si dhe të rinisin kërkimet në sektorin e kriptoanalizës – i braktisur pas mbylljes së Black Chamber – me njerëz të rinj dhe mjete të shumta financiare (këtu lind Signal Intelligence Service). Në krye të strukturës së re vihet një nxënës i Yardley, Uilliam Friedman, që në njëzetë muaj punë të palodhur, i ndihmuar nga ekspertë të nivelit më të lartë, arrin më në fund në shtator 1940 të thyejë “kodin e kuq” japonez. Mesazhet japonezë të shifruar kështu nga makinat Purple, do të merrnin emrin e koduar Magic.
Magic do të mundësojë, gjatë luftës, që të kursehen me mijëra jetë njerëzore, por nuk do të shmangë fatkeqësinë e Pearl Harbor, që ndodhi në 7 dhjetor 1941, kur amerikanët “lexojnë” prej më se një viti mesazhet japonezë. Përse?
Keqfunksionim i shërbimit të fshehtë, çrregullim në zinxhirin e komandës, vonesë me qëllim – nga ana e presidentit Roosevelt – për të mos penguar ngjarjen e si pasojë mposhtjen e izolacionizmit të popullit amerikan duke nxitur indinjatën?
Debati historik është krejt i hapur. Mbeten shumë dyshime dhe pasiguri. Një gjë, megjithatë është e sigurtë. Magic, në planin teknik, ka bërë detyrën e vet. Deri edhe mesazhi i shpalljes luftë të Tokios ndaj SHBA “lexohet” nga kriptoanalistët amerikanë në po të njëjtën kohë kur e sheh dhe ambasadori japonez. Katër orë para sulmit të Pearl Harbor!