44  konkurrentë për Hyjneshën

0
172

Hyjnesha në Fron44 filma gjithsej do të marrin pjesë në festival, nga ta 11-të të metrazhit të gjatë si dhe 33 të metrazhit të shkurtër dhe të mesëm. Besim Ajeti nga festivali ka zbuluar për KultPlus të tjera detaje rreth festivalit.

Fest Film Kosova “Hyjnesha në Fron”, do ta hapë siparin me edicionin e tij të tetë pikërisht nga data 1 qershor, për të vazhduar deri me datën 5 të këtij muaji.

44 filma gjithsej do të marrin pjesë në festival, nga ta 11-të të metrazhit të gjatë si dhe 33 të metrazhit të shkurtër dhe të mesëm. Besim Ajeti nga festivali ka zbuluar për KultPlus të tjera detaje rreth festivalit. “E veçanta e këtij edicioni është se fillon me datën 1 qershor kur shënohet edhe Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve dhe organizatorët e “Hyjnesha në Fron” janë përkujdesur për të sjellë risi kushtuar manifestimit të kësaj dite. Veçantia tjetër e këtij edicioni do të jetë përmbyllja e Festivalit ne Kalanë e Harilaçit, ky një vend atraktiv e turistik me pamje të mahnitshme”, thotë për KultPlus Ajeti duke shtuar se data 1 qershor është caktuar për hir të përfshirjes së fëmijëve në manifestime si mënyrë atraktive për t’i njoftuar ata më për së afërmi me kinematografinë. Ndër filmat e gjatë që do të prezantohen në këtë edicion janë: “The Cart” , “In the Sands of Babylon” , “Awaken” , “The Sinking of Sozopol” si dhe disa nga filmat e shkurtër që do të shfaqen janë : “Love at first Sight”, “Faraz” , “Miriam” , “Bayberries have ripened”…

“Kemi regjisorë, kineastë dhe artistë të ndryshëm nga e gjithë bota që kanë shprehur interesimin të jenë të pranishëm, shumica e tyre për herë të parë në Kosovë. Ardhja e tyre varet nga mundësitë dhe mbështetja e domosdoshme nga institucionet tona. Kemi dërguar listat e mysafirëve kohë më parë , por përgjigje ende nuk kemi marrë. Disa nga mysafirët që do t’i kemi të pranishëm janë kujdesur për të gjitha shpenzimet e rrugës , neve na mbetet t’i akomodojmë” tregoi drejtori i Fest Film Kosova “Hyjnesha në Fron”.

Ky festival, si dhe në edicionet paraprake do të mbahet në Stacionin Hekurudhor në Fushë Kosovë, ndërsa çmimet që do të ndahen janë “Filmi më i mirë” , “Regjia më e mirë”, “Skenari më i mirë”, “Aktori më i mirë”, “Aktorja më e mirë”, “Filmi më i mirë i shkurtër”, “Kinemaja e së ardhmes”- çmimi për filmin më të mirë kombëtar si dhe Çmimi për vepër jetësore, gjithsej 8 çmime.

 

Houllebecq frikëson Kroacinë me debatin mbi terrorizmin islamik

Houellebecq ka shkaktuar protestë në Francë me romanin e tij të fundit “Submission”, i cili tregon një ngjarje imagjinare për Francën e drejtuar nga një president mysliman në vitin 2022, fitorja e të cilit shkakton trazira në vend.

Festivali Veror i Dubrovnikut e ka anuluar premierën e paralajmëruar të shfaqjes me tekst të autorit francez, Michel Houellebecq, i njohur për pikëpamjet kontroverse rreth islamit, pasi që policia ka vlerësuar se ajo mund të krijojë probleme në aspektin e sigurisë.

E bazuar në romanin e tij “Les Particules Elementaires”, sipas Reuters, planifikohej të jepej në korrik, por kryetari i Dubrovnikut u ka kërkuar Shërbimit inteligjent dhe Policisë masa shtesë të sigurisë. Policia përmes një deklarate ka bërë të ditur se Shërbimi ka ardhur në përfundim se kjo shfaqje mund të shkaktojë probleme.

“Aty nuk përdoret fjala terrorizëm, por për këtë bëhet fjalë”, ka thënë zyrtarja e festivalit, Karla Labas. “Nuk e dimë se çka përmban shfaqja, është konfidenciale dhe ne asnjëherë nuk do ta shohim, por besoj se është kombinim i romanit të fundit të autorit, sulmit në ‘Charlie Hebdo” dhe afërsisë me Bosnjën”, ka thënë Labas.

Myslimanët e Bosnjës praktikojnë islamin modern, por ka filluar që të redikalizohet që nga vitet 1992 – 1995, dhe viteve të fundit janë përfshirë në disa incidente të armatosura në vend. Qeveria ka vlerësuar se më shumë se 200 njerëz kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar përkrah luftëtarëve të “Shtetit Islamik”. “Kjo shfaqje nuk ka të bëjë me islamin, por është e qartë se askujt nuk i intereson. Tani jemi duke u munduar që të gjejmë një shfaqje tjetër për ta zëvendësuar atë. Është mirë që vendimi është publikuar tani e jo në ditën e hapjes, sepse do të shkaktonte skandal edhe më të madh”, ka thënë Labas. Festivali Veror i Dubrovnikut këtë vit mban edicionin e tij të 66-të, do të nisë më datën 10 korrik dhe do të përfundojë më 25 gusht.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here