Ndeshjet që nuk u luajtën kurrë

0
158

Ndeshjet që nuk u luajtën kurrëFutbolli është loja ku topi asnjëherë nuk ndalon së rrotulluari, edhe pse shpeshherë situata të ndryshme dhe kushtet atmosferike mund të pengojnë diçka të tillë. Kështu mbase do të mendonte dikush. Nëse do të ishte në dorë të tifozëve dhe vetë futbollistëve, kjo lojë do të zhvillohej çdo ditë të javës. Të parët nuk ngopen së ndjekuri heronjtë e tyre në tapetin e gjelbër, ndërsa të dytët nuk dinë të jetojnë pa sferën pranë këmbëve. Gjithsesi, në historinë e gjatë të futbollit disa herë ndeshjet janë ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike të këqija, por disa ndeshje nuk janë luajtur fare edhe për disa faktorë disi të pazakontë. Më poshtë do të shohim disa prej faktorëve më të çuditshëm që kanë penguar zhvillimin e ndeshjeve të futbollit.

 

Një shekull

Do ta nisim këtë tregim me ndeshje të pazhvilluara ndonjëherë me rastin e parë që ka ndodhur në Gjermani. Më 1894, kur duhej të luhej takimi vendimtar që do të ndante edhe fituesin e kampionatit teutonik midis Viktoria Berlinit dhe Hanau 93 gjithçka u nda në tavolinë. Miqtë e Hanau 93 nuk u paraqitën në këtë ndeshje, pasi nuk kishin arritur të mblidhnin para për të shkuar në kryeqytet. Kështu që i dhuruan fitoren Viktorias pasi humbën pa luajtur në tapetin e blertë. Një shekull më vonë, këto dy ekipe, që tani vegjetojnë në ligat rajonale, në divizionet amatore, vendosën që të rihapin apo të rishkruajnë këtë faqe të historisë së sportit duke riluajtur ndeshjen “që asnjëherë nuk u zhvillua”, plot 113 vjet pas takimit të parë. Dhe kështu që në 2007-n u vendos fituesi i kampionatit gjerman i vitit 1894, kësaj radhe në fushë. Për të gjithë ata që merren me statistikat, duhet të shënojnë se ky duel u zhvillua me dy takime, ashtu siç ishte parashikuar edhe një shekull më parë, gjithashtu ndeshjet u luajtën me top të rëndë lëkure (ashtu siç përdoreshin edhe në shekullin e 19-të). Fituesi i këtij dueli “shekullor” ishte Viktoria e Berlinit. Këta të fundit morën trofeun, pasi fituan 3-0 në takimin e parë dhe barazuan të dytin 1-1.

 

Dokumentet ju lutem!

Ndërrimi i shekujve nuk ndihmoi në pakësimin e problemeve paksa të pazakonta për futbollin. Në vitin 2007, FIFA u detyrua që të anulonte ndeshjen midis Zelandës së Re dhe Fixhit (takim ky i vlefshëm për eliminatoret e Kupës së Botës që u zhvillua në Afrikën e Jugut). Organi më i lartë futbollistik mori këtë vendim pasi qeveria e Zelandës së Re refuzoi të pajiste me vizë portierin e Fixhit, Simione Tamanisau. Më pas, FIFA me qëllim që të ruante integritetin e këtij kompeticioni në zonën e Oqeanisë, vendosi që ky takim të luhej një vit më pas në nëntor 2008. Në atë kohë, Zelanda e Re kishte arritur të kualifikohej për në raundin tjetër dhe rezultati i kësaj ndeshjeje ishte praktikisht i pavlerë, megjithëse vendimi për të luajtur takimin nuk ishte i tillë. Si përfundim Fixhi fitoi takimin 2-0. Në shumë metra distancë një tjetër takim u anulua për faj të disa letrave që janë shumë herë më të panevojshme sesa vizat. Në prill të 2008-s takimi midis Groningen dhe Ajax Amsterdamit u anulua pasi tifozët vendas të ekzaltuar nga fakti që do të prisnin në fushën e tyre gjigandët e Holandës mbuluan me letra higjienike (tualeti) të gjithë fushën. Por ky gjest nuk ishte asgjë përballë çmendurisë që erdhi pas: disa prej tifozëve menduan mirë dhe u vunë flakën, duke shkaktuar kështu një mjegull gjigande që shkaktoi problem tek sportistët dhe vetë tifozët në fushë. Si përfundim, vendimi i marrë nga drejtuesit e garës nuk ishte aspak i çuditshëm: 90-minutëshi u shty në një datë të papërcaktuar. Ajo çka i ndodhi Ajax-it nuk ishte aspak e re për to, pasi një muaj më parë skuadra nga Amsterdami nuk kishte mundur të zbriste në tapetin e blertë të rivalëve të mëdhenj PSV Eindhoven (në atë kohë kryesonin tabelën). Ky takim u pezullua për arsye sigurie të ndryshme dhe jo për arsyet që u përmendën në atë kohë. Ndërkohë, policia holandeze atë ditë ishte në grevë.

 

Arsye politike

Policia duket se ka shumë të bëjë me futbollin. Edhe në Zimbabve forcat e rendit ndaluan për një javë ndeshjet e kampionatit vendas për arsye sigurie. Autoritetet lokale të shtetit afrikan shpjeguan se kishin marrë këtë vendim pasi zgjedhjet presidenciale duheshin zhvilluar në një klimë të qetë. Në këtë rast duket se futbolli është më pak i rëndësishëm. Në Zimbabve duket se të gjithë heronjtë e futbollit akomodohen në anësore pasi në tribunë “ulen” zgjedhjet presidenciale. Arsyet e pezullimit të kampionatit në Zimbabve asnjëherë nuk u qartësuan, por arsyet e pezullimit të kampionatit amerikan (Major League Soçer) dhe shumë ligave të tjera ishin mjaft të qarta një javë pas 11 shtatorit të 2001-shit. Disa vite më parë, më 1997-n, në Premier League nuk u zhvilluan takimet midis Neëcastl dhe Liverpool-it e Creëe – Port Valey pasi në atë ditë vdiq Lady Diana.

 

Madonna, Beckham dhe derri i egër

Së fundmi, më 2009, në Ligën e Parë Franceze, takimi që do të luhej në stadiumin “Velodrome” midis Marseille dhe Lille u zhvendos në Montpellier. Arsyeja? E thjeshtë: një pjesë e këtij impianti u shemb pas një koncerti të Madonna-s, kështu që stadiumi i Marseille-s nuk mund të përdorej më. Ndërsa në nëntor të 2008-s takimi që ishte planifikuar të luhej në Australi midis Los Angeles Galaxy dhe Queensland Roar (sot Brisbane Roar) u anulua. David Beckham u dëmtua një javë para këtij takimi dhe nuk ishte shumë i sigurt se do të ishte titullar në këtë ndeshje. Dhe ky takim thjesht u fshi!

Deri më tani kemi përmendur disa prej ndeshjeve zyrtare që janë pezulluar, por këto të fundit duhet thënë se nuk kanë ekskluzivitetin. Shumë takime në botë të organizuara nga ligat amatore kanë justifikime nga më të ndryshmet apo të çuditshme. Në mars të 2008-s u anulua edhe një takim në ligën rajonale të Anglisë. Ndeshja që do të luhej në Gloucestershire u anulua pasi fusha ishte e papërshtatshme për të zhvilluar një takim futbolli. Ekipi i Soudley-t do të priste në shtëpinë e vet skuadrën e Charfield-it po derrat e egër për fat të keq kishin arritur që të futeshin në fushën e lojës përpara lojtarëve, duke shkatërruar kështu të gjithë tapetin e blertë. Në 2003 Kupa e Botës për femra u zhvendos nga Kina në SHBA, pasi shërbimet sekrete lajmëruan për një sulm terrorist. Më saktë pjesëmarrësit e këtij kompeticioni ishin të kërcënuar nga SARS-i. Këto ishin ndeshjet më “të famshme” në botë disa prej tyre nuk u luajtën kurrë, ndërsa disa të tjera edhe pse me pak vonesë (për shembull një shekull më vonë) arritën që të zhvilloheshin edhe pse me protagonistë të tjerë.

Marrë nga FIFA.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here