Në Ramad/ Studenti shqiptar 20-vjeçar vetëflijohet në krah të ISIS

0
194

Fatlum ShalakuStudenti shqiptar hodhi vetën në erë për t’u ardhur në ndihmë militantëve të ISIS-it, që të përparojnë në qytetin e Ramadit në Irak. Shqiptari nga Kosova mësohet se jetonte në Britaninë e Madhe prej vitesh, por ndërkohë ishte bërë pjesë e grupit islamik bashkë me vëllain e tij që në pranverën e vitit 2013, 20-vjeçari Fatlum Shalaku ishte pjesë e një grupe prej 6 personash të cilët hodhën veten në erë. Gazeta britanike “The Sunday Times” shkruan se gjashtë të rinjtë kishin ndjekur të njëjtin universitet në Mbretërinë e Bashkuar dhe së bashku kishin lënë studimet për t’u bërë më pas pjesë e xhihadit, përkrah Shtetit Islamik. Dy nga gjashtë kamikazët ishin vëllezër me njeri-tjetrin. Dy muaj më parë vëllai i Fatlum Shalakut, Fatmiri 23 vjeç, kishte humbur jetën gjatë luftimeve mes forcave të ISIS dhe koalicionit kundër tij. Miqtë në universitet e përshkruanin 20-vjeçarin si person miqësor dhe të shoqërueshëm dhe kanë shprehur habi me radikalizmin e tij. Mediat britanike shkruajnë se dy vëllezërit vinin nga një familje jo-praktikante e besimit mysliman. Dy djemtë e familjes Shalaku i kishin thënë familjarëve të tyre se ishin të angazhuar me punë vullnetare dhe nuk u kishin treguar se bënin pjesë në grupet e militantëve të ISIS. Pak ditë më parë një 25-vjeçar nga Sauku i Tiranës u vra në Siri. Ervin Hasanaj besohet se u ekzekutua nga vetë ISIS, pasi kishte shprehur dëshirën të tërhiqej nga luftimet. Ai i ishte bashkuar xhihadit në janar të vitit 2013 dhe dyshohet se u vra më 1 prill të këtij viti. Hasanaj kishte marrë në Siri edhe bashkëshorten dhe dy fëmijët, fati i të cilëve nuk dihet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here