Fushata rikthen debatin/ Rama: Qeveria socialiste e Nanos, marrëveshje antikombëtare për Rinasin

0
165

 

Gëzim Saliu

Rama dhe fatos Nano“SHQUP-i bën premtime për të peshkuar budallenj, duan ndërtime pa leje, duan vjedhje energjie, duan më shumë komuna. Do punohet për ndërtimin e 3 aeroporteve: Vlorë, Sarandë dhe Kukës”

Kryeministri Edi Rama akuzoi dje qeverinë socialiste të ish-kreut të PS-së Fatos Nano se me koncesionin e aeroportit të Rinasit në 2004, bëri një marrëveshje antikombëtare.  Ndërsa prezantoi kandidatët për kryetarë  bashkie në qytetin e Vlorës, kreu i qeverisë tha se në atë kohë iu dha eksluziviteti vetëm një kompanie për qiellin e vendit. Por sipas Ramës asgjë nuk do të mbetet në të njëjtën formë pasi qeveria është në negociata me kompanionë për të bërë të mundur hapjen edhe të dy aeroporteve të tjera në Shqipëri.  “Për fat të keq një qeveri socialiste ka bërë një marrëveshje tërësisht anti-kombëtare me koncesionin e dhënë për aeroportin e Tiranës duke i dhënë ekskluzivitetin asaj kompani për të gjithë qiellin e Shqipërisë. Që ne të bëjmë një aeroport tjetër duhet të marrim leje nga ata. Ne po negociojmë dhe negociatat janë në drejtimin e duhur. Ne me një aeroport Shqipërinë nuk e lëmë. Ambicia jonë është që t’i hapim rrugë 2 projekteve të mëdha për Vlorën. Aeroporti është pjesë e projektit”- tha Rama.

 

Takimi

Në takimin me qytetarët vlonjatë Rama foli edhe për projektin e Lungo Mares që sipas tij po sulmohet qëllimisht nga ana e opozitës. “Na dolën edhe gjarpërinj në rërë. E kuptoni apo jo, që nëse ka një gjë që nuk ekziston në rërë është gjarpri. Po kush është budalla, e ha gjarprin komplet. Lungomarja ka pasur tre projekte brenda projektit. Dy të financuara nga qeveria shqiptare dhe një nga Bashkimi Evropian. Na u desh të shpronësonim gjysmën e Lungomares se ishin ndërtime në mes të rrugës që ishin legalizuar në gusht. 75% e legalizimeve janë kështu”, – deklaroi ai. Nga ana tjetër, kryeministri gjatë prezantimit në Vlorë të këshilltarëve bashkiakë nuk nguroi të shprehte akuza ndaj fushatës së opozitës duke i cilësuar premtimet e tyre jashtë realitetit të zgjedhjeve lokale.  Sipas Ramës, policia që la qeveria e kaluar ishte e përbërë nga më “injorantët” në Europë që kishin mbaruar shkollat e natës. “Kanë dalë me grep në dorë dhe duan të peshkojnë budallenj. se panë shqiptarët politikën e tyre 8 vjet dhe s’kanë ndryshuar politikë, janë bishti i asaj politike, bishti i fundit i kavallit drejton PD. Iku dimri erdhi vera atyre ju pakësohen votat. Po bëjnë fushatë absurde a thua se SHQUP­i do vijë në qeveri. SHQUP­i flet për gjëra që nuk kanë lidhje fare. Thotë që do çojnë taksat më të ulëtat në Ballkan. Si do i çojnë? Bëjnë premtime për të peshkuar budallenj se duhet të jesh budalla që të besosh se në 21 qershor u dhe votën atyre dhe gjithë rrota do kthehet mbrapsht. Ndërkohë që ne i kemi kthyer Shqipërisë dinjitetin në rajon, Evropë dhe për vete. I kemi kthyer policisë dinjitetin. Ka akoma punë sepse trashëguam policinë më injorante në Evropë. Policë me të mesmen, dhe atë e kishin mbaruar në shkolla nate. Në 20 vite Vlora nuk ka pasur asnjë investim.  Të jesh nga Vlora dhe të jesh me SHQUP-in , fund i botës.”, -deklaroi ai, duke shtuar se,: “ata duan ndërtime pa leje, duan vjedhje energjie, duan më shumë komuna që të copëtohet shërbimi urban dhe ujësjellësi”. Në takim nuk munguan as batutat e përhershme të kryeministrit për gratë të cilat sipas tij janë të vetmet që e dinë drejtimin e duhur. “Vendosja e kuotës 50% për gratë dhe vajzat është një nga gjerat më të mira që PS ka bërë këtë çerek shekulli. Burrat duhet të kuptojnë se pa gratë nuk kanë ku shkojnë. Në Bashkimin Europian janë rreth 30­40 % e grave dhe vajzave që marrin pjesë në Këshillat, ndërsa ne e kemi 50 %. Duke e pasur bindjen dhe nga eksperienca ime që sa herë pyes gruan asnjëherë nuk gaboj”, deklaroi Rama.

 

Çregjistrimi i 3 kandidatëve/ Gjinushi: KQZ nën presion politik, PS ka frikën e disfatës në zgjedhje

Kreu i Partisë SocialDemokrate Skënder Gjinushi akuzoi dje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po merr vendime në kundërshtim të ligjit duke zbatuar sipas tij urdhra politik të Partisë Socialiste. Nisur nga çregjistrimi i 3 kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit, Gjinushi tha dje se institucioni kryesor i administrimit të zgjedhjeve është nën diktatin e urdhrave politik dhe po vepron në kundërshtim me ligjin. Në këtë kontekst ai ka akuzuar Partinë Socialiste se po ushtron presion politik mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjin Zgjedhor, për të ç’regjistruar kandidatët e kësaj force politike.  “Ne shohim që përdorën të njëjtat metoda dhe praktika dhe shohim të njëjtin kapitullim dhe komandim të KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor si në 2011”, tha ai për ora-news. Më tej kreu i PSD-së theksoi se i gjithë presioni i të majtëve ndaj KQZ-së vjen për shkak të asaj që Gjinushi e cilësoi si frikë nga rrjedhja e votës.  “Ca klane të së majtës janë të tmerruara nga konkurrenca e PSD. Ndryshe nga çfarë kanë dashur të krijojnë idenë se PSD nuk ka ndonjë mbështetje elektorale, ata e kuptojnë se elektorati po rrëshqet, që një pjesë shumë e madhe e së majtës beson vetëm tek PSD, është e zhgënjyer nga qeverisja 2 vjeçare”, deklaroi ai, duke shtuar se PSD do të arrijë një rezultat pozitiv në Fier e ndërsa kjo forcë politike arriti të regjistrojë 6 kandidatë për zgjedhjet lokale. Më herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ç’regjistruar kandidatët socialdemokratë për bashkinë e Përrenjasit, Selenicës dhe Malësisë së Madhe.

 

Debati me qytetarët në Lushnje/ Braçe: S’merrem rrugaçin që është shefi i rrugores, kam 6 muaj qe ankohem për të te qeveria

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka zhvilluar dje në qytetin e Lushnjes  një takim elektoral ku u gjend përballë disa denoncime nga qytetarët. Këta të fundit të revoltuar kanë denoncuar tek ai shefin e qarkullimit rrugorë në Lushnje  e ndërsa deputeti socialist ka bërë të ditur se ankesën e tij ndaj kësaj çështje e ka bërë të ditur me kohë në qeveri.

 

 Ja debati i Braçes me qytetarët

Brace: Pse mo me një rrugaç siç është ai shefi i qarkullimit të Lushnjes do merrem unë. Po jo mo nuk e komandoj unë fare. Unë kam 6 muaj që i them qeverisë sime ma hiq atë rrugaç nga Lushnja

Qytetari: Duhet ta kishe hequr. Të kemi dhënë votën, për këtë gjë.

Braçe: Ma ke dhënë mua votën, por unë nuk jam komandanti i policëve. Edhe njëherë tjetër unë nuk jam komandanti i policëve, nuk merrem me policët. Në qoftë se e di unë merrem në parlament dhe shqetësimi që kam marrë nga banorët e Lushnjës për shefin e qarkullimit rrugor të Lushnjës, është shumë i madh. Është abuziv, është arrogant, është gojështhurur, është rrugaç, policët e qarkullimit marrin gjoba lart e poshtë e të tjera më radhë.

Qytetari: Zotëri kur i keni dëgjuar këto ankesa pse nuk është marrë masë

Braçe: Më fal, zotëria ka marrë një masë paralajmëruese për të gjitha këto pasi unë e kam çuar zërin atje ku duhet

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here