Zvicerani ka thënë se francezi u ka dërguar e-mail federatave ku u kërkonte që të votonin Pirncin Ali, dhe se në një bisedë personale me të i ka kkëruar dorëheqjen duke i premtuar një zyrë në selinë e Fifa-s
Telenovela e skandalit të Fifa-s dhe Sep Blater vazhdon. Presidenti në fuqi i Fifa ka zbardhur se Mishel Platini është ai që ka bërë presion në mënyrë që zvicerani të largohej nga posti i presidentit. “Ishte shumë zhgënjyese ajo që ndodhi gjatë ditëve të fundit. Një natë përpara votimit Platini u dërgoi nga një e-mail të gjitha federatave duke u kërkuar të votonin kundër meje dhe pro princit Ali edhe pse vetë Europa nuk kishte dalë me një kandidat të vetin”. Ky është thelbi i intervistës së radhës nga ana e Sepp Blatter nga kolltuku i FIFA-s ku u ul për të pestën herë duke i dhënë një tjetër sinjal shefit të UEFA-s. Një deklaratë që përkeqëson marrëdhëniet mes të dyve por mbi të gjitha mban të hapur një front lufte që parashikohet të zgjasë për të paktën edhe 4 vjet. Në intervistën dhënë për gazetën zviceriane “Sonntagsblick”, Blatter zbulon edhe disa detaje nga prapaskenat e bisedës që pati me Michel Platini përpara kongresit. “Më kërkoi të bisedonim privatisht dhe shkuam në zyrën time. U rehatua dhe më tha: le të konsumojmë një uiski të mirë mes miqsh. Më pas u përqëndrua te biseda dhe më propozoi tërheqjen nga gara duke më premtuar se do të kisha edhe një zyrë timen këtu në FIFA”, shton Blatter. Në vijim ai shton se nuk ka lexuar asgjë nga ato që shkruhen në gazeta dhe nënvizo se kritikat e komunitetit ndërkombëtar nuk i interesojnë, madje ai shkon edhe më tej duke nënvizuar se të gjithë që e kanë sulmuar nuk kanë pasur as respektin më minimal kundrejt tij. Sepp Blatter ka gabuar nëse ka menduar se me rizgjedhjen në krye të FIFA-s mund të dalë pa u lagur nga mega skandali i korrupsionit. Për momentin nuk ka asnjë akuzë ndaj tij, por ajo që dihet tashmë është se 79-vjeçari do të merret në pyetje nga prokurorët zviceranë që po hetojnë për votimin e kandidaturave të Botërorëve Rusi 2018 dhe Katar 2022. Bashkë me Blatter janë edhe 10 zyrtarë të tjerë që duhet të japin sqarime për procesin. Andre Marty, zëdhënësi i prokurorisë së Zvicrës refuzoi të japë emra konkretë, por sipas Sunday Times, mes tyre janë presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ministri rus i sporteve, Vitaly Mutko, si dhe Sepp Blatter. Amerikanët godasin sërish me një paralajmërim që bën të dridhet karrigia, ku Sepp Blatter pritet të qëndrojë i ulur edhe për 4 vite të tjera. Richard Ëeber, një nga hetuesit kryesorë federalë, deklaroi për Neë York Times se mund të ketë të tjera arrestime, në lidhje me skandalin e fundit të korrupsionit që ka tronditur FIFA-n. Për momentin janë 14 zyrtarë dhe ish zyrtarë që akuzohen si të përfshirë prej vitesh në një skemë korrupsioni, por për Ëeber, ka dyshime të forta se në këtë rrjet janë të implikuar edhe persona të tjerë. Hetuesi amerikan, i cili sqaroi se fokusi nuk është që të goditet futbolli por korrupsioni si fenomen, në fakt nuk dha emra konkretë për personat që dyshohen si të përfshirë, megjithatë Sepp Blatter me të drejtë duhet të ndihet i shqetësuar. Nga të ndaluarit e deritanishëm, disa prej tyre janë bashkëpunëtorë të ngushtë të zviceranit, i cili edhe pse e shikon lakun t’i ngushtohet dita-ditës, sërish gjen forcën të lëshojë deklarata kërcënuese. Në një prononcim për mediat e vendit të tij, zvicerani tha se ka një fushatë urrejtjeje të orkestruar nga UEFA, ai e di mirë se cilët janë dhe i fal të gjithë, por nuk mund të harrojë. Autoritetet kanë nisur marrjen në pyetje të personave të parë nën një status midis dëshmitarit dhe të dyshuarit, ndërkohë që hetimet bazohen mbi akuzën e pastrimit të parave dhe keqmenazhimin në përzgjedhjen e vendeve organizatore të Botërorit. Duke qënë se selitë e FIFA-s dhe UEFA-s janë në Zyrih e Nyon, Blatter dhe Platini do të jenë ndër të fundit që do të pyeten nga prokurorët zviceranë.
Konte fton prurje të reja te Italia
Antonio Konte rifreskon listën e Italisë me dy nderhyrje të reja që do të debutojnë së shpejti. Trajneri i të kaltërve ka thirrur për herë të parë në grupin që drejton sulmuesin e Sassuolos, Nicola Sansone dhe mesfushorin e Ëolfsburgut, Daniel Caligiuri. Ndeshja e radhës, ajo kundër Kroacisë në Split vlen vendin e parë në grupin eleminator të Euro 2016 dhe Konte kërkon me çdo kusht një fitore për të mos bërë figurë të keqe pas atij barazimi në fazën e parë. Grumbullimi i Italisë do të nisë në datën 1 qershor dhe nga lista me 34 emrat paraprakë do të largohen 12 prej të grumbulluarve në stërvitjen 4 ditore që do të zhvillohet në Coverciano. Mesfushori Caligiuri është një ntga zbulimet e kampionatit Gjerman gjatë këtij sezoni. Prania e 27-vjeçarit në Kombëtaren e Italisë për herë të parë është një sinjal i fortë ndaj Gjermanisë. Lojtari ka lindur në GJermani nga baba italian dhe nënë gjermane dhe në këtë mënyrë ai mund të përfshihej edhe në listën e Loeë në të ardhmen por lëvizja e Kontes tregon qartë se Italia nuk dëshiron ta humbasë mesfushorin që në rast të një aktivizimi të mundshëm në transfertën e Kroacisë nuk do të ketë mundësinë të luajë më për një konbëtare tjetër. Dy risitë e tjera në listën e kaltër janë edhe rikthimi i El Shaaraëy e Giaçherinit.
Ndikumana dhe Ristevski akuza ndaj Tiranës, nuk kanë paguar detyrimet
Nuk ka mjaftuar një sezon pa trofe e madje edhe minimumin e domosdoshëm për emrin dhe historinë që mbart, por te Tirana duhet të përballen edhe me akuzat e futbollistëve për mosshlyerje të detyrimeve financiare. Pas Selemani Ndikumanës është dhe mbrojtësi maqedonas Ristevski ai që largohet duke lënë pas akuza për rroga të papaguara. Nëse sulmuesi nga Burundi pretendoi se klubi bardheblu i detyrohet pagat e 4 muajve të fundit, Kire Ristevski akuzon se nuk është paguar në 5 muajt e fundit duke bërë të ditur largimin nga skuadra edhe pse është ende në kontratë pasi në Janar nënshkroi për një vit e gjysmë. Mënyra e vetme për ta bërë këtë është prishja e kontratës dhe për arritjen e një qëillimi të tilë Ristevski nuk ka nguruar të përmendë padinë në Fifa. Duke i marrë të mirëqena pretendimet e lojtarëve Tiranës në një kohë kur i duhet të projektojë skuadrën e re për sezonin e ardhshëm i duhet të përballet edhe me faturat e pashlyera, duke u vënë në vështirësi likujduese për arritjen e objektivave. Klubi ndërkohë mbetet ende pa një trajner, pasi edhe pse është folur për një akord me Shkëlqim Mucën, zyrtariuzimi ende mungon. Gjithsesi në këtë drejtim te Tirana nuk kanë nxitim, pasi me fitoren e finales së Kupës së Shqipërisë nga Laci bardheblutë kanë mbetur jashtë kompeticioneve Europine dhe në këtë situatë, koha është një lluks që klubi mund t’ja lejojë vetes, të paktën për momentin.
Treshja e Barcelonës më e mira e historisë në La Liga
Barcelona magjike që dirigjohet nga një treshe me të njëjtin efekt. Lionel Mesi, Luis Suarez dhe Nejmar janë trioja më e efektshme në historinë e futbollit spanjoll. Me dy golat e realizuar nga “Pleshti” dhe 1 nga ylli brazilian në finalen e djeshme të Kupës së Mbretit për sezonin 2014-2015, totali i golave të shënuar në të gjitha kompeticionet është 120. Rekordi për tredhëmbëshin më të mirë mbahej nga treshja e Realit, Ronaldo, Benzema dhe Higuain në vitin futbollistik 2011-2012.
Janzuaj larg Juanitid
Adnand Januzaj duket se sezonin e ri nuk do të jetë ne “Old Traford”, të paktën kështu raportojnë mediat britanike. Lojtari i përfaqësues belge te futbollit ka pasur një minutazh të paktë, këtë vit nen drejtimin e Luiz Van Gal, me nje aktivizim me pikatore. Kështu edhe Junajdit edhe vete futbollisti me origjine kosovare duan te kene nje te ardhme me te mire. PSG, eshte nje opsion per mesfushorin e krahut. Po pervec futbollit francez edhe David Mojes e kerkon ne La Liga te Malaga. Dihet qe trajneri skocez e pelqen shume lojen e Adnandit, dhe ka mundesi shume qe ky operacion te kryhet.
Hysaj konfirmohet si synim i Lacios
Elseid Hysaj nga sezoni i ardhshëm mund të jetë pjesë e një skuadre të madhe italiane siç është Lazio. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka shkëlqyer me Empolin këtë edicion, ndërsa tani është vënë në ndjekje të Lazios. Ka qenë portali ‘Lalaziosiamonoi.it’, që e ka konfirmuar interesimin e klubit bardh e kaltër për shkodranin. “Dy lojtarët e konfirmuar si dëshira të klubit janë Elseid Hysaj dhe Ricardo Saponara nga Empoli. Lazio shpreson që t’i transferoj që të dy gjatë afatit kalimtar të verës”, shkruan portali i afërt me klubin nga kryeqyteti italian. Gjithashtu për Hysajn si opsion mbetet edhe kalimi tek Interi por ai po kërkohet edhe në Gjermani ku Stuttgart dhe Hannover janë duke e ndjekur prej kohësh.
Garcia: Roma e para në Italia, Juve jashtë konkurrencës
Trajneri i Romës, Rudi Garcia, e sheh Juventusin si skuadrën larg më të fortë në Itali, në të gjitha aspektet. Francezi me skuadrën e tij shiheshin si kandidati kryesor për ta rrezikuar Juventusin për titullin e kampionit por kjo gjë nuk ndodhi. Ai thotë se skuadra e tij është e para nga 19 skuadrat italiane pasi ‘Zonjën e Vjetër’, e sheh si të pa konkurrencë. “Ne e kemi fituar ligën tonë. Roma është e para në Itali, sepse Juventusi është jashtë konkurrencës. Ka fuqi ekonomike dhe është në të gjitha aspektet më i forti në Serie A. Ne jemi e para prej 19 skuadrave tjera, arritëm të hyjmë në Ligën e Kampionëve dhe jemi të kënaqur”, deklaroi Garcia në konferencën për shtyp.
Klop: Volsburg e meritoi kupën
Trajneri gjerman i Borussia Dortmundit, Jurgen Klop ka humbur në finalen e Kupës së Gjermanisë 3-1 nga Volfsburg. Klop e udhëhoqi skuadrën e tij në ndeshjen e fundit duke dështuar të triumfojë në Kupën e Gjermanisë. Ai pas ndeshjes deklaroi se Volfsburg e ka merituar triumfin pasi është një skuadër fantastike me kundërsulme vdekjeprurës. “E përgëzoj Volfsburgun për fitimin e trofeut. Ata janë një skuadër fantastike me shumë lojtar të mirë në radhët e veta”. “Ne avancuam në fillim por pastaj nuk shkoi ashtu siç menduam. Volfsburg është një skuadër fantastike me kundërsulme vdekjeprurëse për kundërshtarët. E merituan triumfin”, tha Klop.
Vidal objektiv i Real Madrid
Emri i Arturo Vidalit vazhdon të lidhet me klube të ndryshme që duan ta transferojnë gjatë afatit kalimtar veror. Mesfushori i Juventusit është ndër lojtarët që pëlqehet shumë në pozitën e tij, kështu që ka nxitur interesimin e shumë klubeve. Nëse duan ta mbajnë Paul Pogban në skuadër, bardhezinjtë do të detyrohen ta shesin njërin prej mesfushorëve dhe largimi i kilianit është më i mundshëm. Sipas mediave spanjolle, trajneri Rafael Benitez që pritet të marrë drejtimin e Real Madridit, e ka Vidalin në listën e kërkesave të tij. Manchester Unitedi, Arsenali dhe Liverpooli, janë klubet angleze që e kërkojnë mesfushorin.
Bartomeu: Goli i Messit te më të mirët në histori
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, beson se goli i parë i Lionel Messit në finalen e Copa del Rey kundër Athletic Bilbaos, është një ndër më të mirët në histori të futbollit. Messi e zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të pas një sllallomi të vërtetë në mbrojtjen e Bilbaos, me një gol që i la pa fjalë të gjithë ndjekësit e futbollit. “Ne e pamë njërin ndër golat më të mirë në histori të futbollit”, ka thënë fillimisht Bartomeu. m“Skuadra luajti një ndeshje shumë serioze, teksa patëm shumë raste në pjesën e parë. Ne largohemi të lumtur pasi e fituam kupën, por gjithashtu edhe për paraqitjen e skuadrës”, ka shtuar ai.
Zëvëndës Presidenti i Real Madrid konfirmon Benitez
Zëvendëspresidenti i Real Madridit, Eduardo Fernandez de Blas, ka bërë të ditur qëllimet e klubit për ta angazhuar trajnerin Rafael Benitez, duke e cilësuar atë si njërin ndër më të mirët në botë. Benitez është trajneri që po pritet ta zëvendësojë Carlo Ancelottin e shkarkuar të hënën e kaluar për një sezon të dështuar. E këtë e ka konfirmuar edhe Fernandez de Blas. “Ancelotti është absolutisht një fenomen, një zotëri i vërtetë për të cilin kam respekt të madh, ashtu siç kanë të gjithë këtu te Real Madridi”, ka thënë fillimisht spanjolli. “Deri para tre ditësh ai ishte trajneri më i mirë në botë, siç ishte dy vite më parë Jose Mourinho, dhe prej kësaj jave e tutje do të jetë Rafa Benitez. Jam i entuziazmuar dhe mezi po e pres 30 gushtin që të shoh se si do të luajnë futbollistët më të mirë në botë nën urdhrat e një trajneri të jashtëzakonshëm”, ka shtuar ai.