Asgjë e re në frontin e bisedimeve Aleksis Cipras – Jean Claude Juncker – Jeroen Dijsselbloem. Biseda e të mërkurës në mbrëmje nuk ofroi as zgjidhje të ngërcit dhe as mirëkuptim mes palëve. Reforma e pensioneve dhe TVSH-ja ishin disa nga pikat kyçe të ngërcit të bisedimeve.
Greqia dhe kreditorët e saj( Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Europiane dhe Komisioni Europian) e patën të pamundur t’i gjenin një shtegdalje krizës financiare greke, shkruan “Le Monde”.
Pas një bisede që zgjati afro 5 orë, palët e panë të arsyeshme t’i drejtohen një turi tjetër bisedimesh. Takimi i radhës pritet të mbahet javën e ardhshme, menjëherë sapo të jetë mbajtur Samiti i G7-ës në Gjermani( 7-8 qershor).