Hotel “Dajti” restaurohet si monument kulture

0
211

 

Hotel “Dajti” restaurohet si monument kultureObjekti i ish-hotel “Dajtit” do të restaurohet si monument kulture i kategorisë II, duke ruajtur të pandryshuar pamjet e tij të jashtme dhe duke respektuar rifiniturat, volumetrinë ekzistuese dhe të gjitha dëshmitë historike të tij. Kështu vendosi Këshilli Kombëtar i Restaurimeve që u mblodh më 1 qershor në Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë. Në këtë mbledhje të Këshillit nuk u miratuan të gjitha shtesat e tjera të propozuara nga projekti brenda perimetrit të territorit të objektit. Me këtë vendim ndoshta mbyllet “odiseja” e hotel “Dajtit” pas peripecive qysh në kalimin e saj, në mënyrë automatike, për t’u shndërruar në Bankë Qendrore të Shqipërisë. Por, prej atij viti të miratimit, punimet dhe ndërhyrjet restauruese nuk kanë pasur të mbaruar duke lënë gërmadhë një nga godinat më të hershme në qendër të kryeqytetit. Historia e hotel “Dajtit” pati përfshirë shumë biznese, për ta marrë përsipër qoftë rikonstruksionin por edhe përdorimin e tij. Por, në rastin e fundit siç dihet iu kalua Bankës, në kohën kur drejtohej nga Ardian Fullani. Me ikjen e këtij të fundit, ra dhe alibia për bankën, duke u konsideruar tani me një vendim të këshillit të restaurimit në Ministrinë e Kulturës, si monument i kategorisë së dytë, me idenë për t’u ruajtur origjina, funksioni i saj si dikur, prej fillimit kur është ndërtuar. Në fakt vendimi i ministrisë erdhi dhe pas një lloj “presioni” që pati nga forumi për mbrojtjen e trashëgimisë për ta ndërprerë projektin e Bankës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here