Presidenti Nishani ka thënë se lë shumë pikëpyetje ngjarja e përgjakshme e Kumanovës të Maqedonisë, që përfundoi me 20 të vrarë dhe me shkatërrime të pronave të shqiptarëve.
Në një interviste për “Kohës Ditore”, kreu i shtetit shqiptar ka vërejtur paqartësi në elementet thelbësore të ngjarjes, përfshirë këtu edhe viktimat. Ai nuk beson që e vërteta dhe zanafilla e asaj që ka ndodhur në Kumanovë do të dalë nga hetimi i zhvilluar prej autoriteteve maqedonase. Për të pasur një hetim të besueshëm, presidenti ka këmbëngulur në përfshirjen e ndërkombëtarëve.
“Në rast se nuk zbatohet plotësisht Marrëveshja e Ohrit, hendeku midis shqiptarëve e maqedonasve do të rritet”, ka thënë Nishani.