Nga mungesa e komisionit të KEMP-it në Fier, përveç korridorit të poliklinikës qëndrore, edhe ambientet e jashtme janë të mbushur me të sëmurë dhe familjarë të tyre. Ka nga ata që kërkojnë që komisioni i ngritur rishtaz t’u shkojë nëpër banesa, pasi të sëmurët janë të paralizuar dhe nuk lëvizin dot. Teksa ka parë nga afër situatën në Fier, ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi garantoi se personat që kanë cuar në këtë situatë do mbajnë përgjegjësi.
“Shumë shpejt do të shikohen kriteret e të gjithë njerëzve që përfitojnë ndihmë nga shteti shqiptar. Brenda muajit do të mbyllim kriterin e vlerësimit në sektorin KEMP. Do të rishikohet e gjithë skema e mënyrës së vlerësimit”, tha Klosi.
Për Klosin, informatizimi i kartelës së personave që kanë nevojë për KEMP shihet si zgjidhja që në të ardhmen do t’u japë fund radhëve të gjata e sorollatjeve.