Samiti i Budvas/ Nikoliç ofendon Jahjagën: Kosova kurrë s’do të jetë shtet

0
202

Samit.Budva“Kosova kurrë nuk do të jetë shtet dhe ti mos u shtir si udhëheqëse e saj”. Janë fjalët e presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç drejtuar homologes kosovare Atifete Jahjaga gjatë samitit “Brdo-Brioni”, mbajtur në Budva . Detajet i ka treguar për të përditshmen serbe “Novosti” këshilltari i tij Ivan Mrkiç. Sipas tij, Nikoliç i është drejtuar Jahjagës:

“Mos mendoni se po udhëhiqni një shtet të vogël, pasi Kosova kurrë nuk do të jetë i tillë. Ju nuk po përmbushni detyrimet e marrëveshjes së Brukselit dhe se kjo praktikë duhet të ndërrohet që të mund të arrihet një marrëveshje e vërtetë me serbët, në vend që të mendoni se jeni një shtet, të cilin gjysma e njerëzimit nuk e njeh.”

Nikolic ka prekur edhe cështjen e Kumanovës, duke u shprehur se shqiptarët po vrasin forcat e rendit maqedonas. Ai i ka thënë presidentes së Kosovës që pret minimalisht të kërkojë ndjesë për atë që shqiptarët e Kosovës bënë në Kumanovë dhe jo të bënte varrime solemne dhe nderime shtetërore për ta në Prishtinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here