Frankfurter Allgemein: Ministria shqiptare i ka fshehur Marubëtpërvetene saj!

0
170

aufnahme-einer-frau-inGazeta gjermane FrankfurterAllgemeinka pasur dje në fokusin e saj, një reportazh nga Shkodra, jo nga qendra e saj, as nga rrugicat, por nga një qoshe, ku “fshihet thesari” i Marubëve.Pra, ashtu siçështë ilustruar shkrimi me foton e mësipërme nga Marubi, gazetarja gjermane, e konsideron një zbulim për kulturën evropiane. Gjysmë milion foto artistike, nga moda, dhe historia e vendit. Por impresioni i thënë disa herë në gazetën gjermane lidhet me ironinë e “fshehtësisë” së këtij thesari, fotografime “nga një botë e largët…”. Kush i kërkon do të shpërblehet, – shkruhet në kontekste ndërgjegjeje se çfarëështë principi i vlerësimit të kulturës për një të huaj, e në këtë rast për një perëndimor, evropian.

Në fokus është vënë fotografia që shfaq një grua me kostum tradicional me jelek të qëndisur me ar, veshur  me pantallona të gjera. Më tej shkruhet se PietroMarubi nuk do ta kishte imagjinuar se fotove të tij do t’i dedikohej një muze. Ndërsa ironia ndjek tregimin e gazetares gjermane kur e orientuar për të zbuluar  këto “thesare kulture” e interferon më mundimin për t’i gjetur ato, duke ngjarë si sarkazëm “zbulimi” për palën tonë.

Interesimi për fotografinë shqiptare, konsideruar si një nga destinacionet turistike më tërheqëse ndoshta për Shkodrën kur rrëfehen Marubët ka një bisht nga pas. Në këtë kontekst gazeta gjermane vendos të marrë udhëtimin. Tregimi i përpjekjes për të gjetur “Marubët” në Shkodër është një shuplakë e ëmbël për institucionet e turizmit, nëse kanë treguar ndonjëherë interes bashkëpunimi me kulturën. Në të kundërtën nuk do të ndodhtë ky rast përshkrimi ironik. Nëse Marubet vetë do ta dinin për muzeun ata nuk do ta besojnë kurrë se sa mirë janë të fshehura punët e tyre në një muze të tillë. Edhe nga Tirana nuk ka munguar entuziazmi për fotografët tanë, kur gazetares gjermane u është thënë: Duhet patjetër të shkoni atje, në qytetin e Shkodrës në veri të vendit. Rreth gjysmë milion negativë dremitën në Arkivin e Muzeut, për më shumë se 100 vjet- theksohet me rëndesëimpakti kjo pasuri.Një thesar kulturor- vazhdon impresioni.

“Por, siçështë me thesaret; ju duhet t’i zbuloni. Vendndodhja është në qendër të Shkodrës. Kur kemi arritur në qytet, ishte mesditë, nxehtë. Qendra ishte e vogël, një rrethrrotullim në mes të një shatërvani të kohës së komunizmit dhe në të djathtë një kube e një xhamie, një kishë ortodokse majtas.Shenja e parë e Marubit ju drejton për në kolegj, me të njëjtin emër..”- këto fjali parapërgatitin aventurën për të gjetur “thesarin” e mundimshëm shqiptar.

Në artikull vazhdon përshkrimi therës se: Me “googlemaps”, ne kishim një “Muze”, që gjendet në krah të tërthortë, por këto ishin rrënoja të djegura. Ne kërkuan ndihmë kalimtarëve. Çdo njeri të ndihmonte, dhe secili thoshte drejtime të ndryshme. Së fundi, na drejtuan kamarierët në një bar dy blloqe më poshtë, drejt qoshes, në një rrugë me pemë, me hyrje të pasme- tashmë u përballëm me shenjën “Fototeka Kombëtare Marubi”. E vendosur nga Ministria e Kulturës”. Dhe kapaku brilant i kësaj ironie, mbetet mbyllja e artikullit për të reflektuar që:“Me sa duket ata ishin të shqetësuar për ta mbajtur thesarin për veten e tyre”.

Janë hedhur para, është nxjerrë një mundim i viteve, e shekullit për fotografinë e parë shqiptare, por me diferencën e madhe, se mungon një vizion për ta parë këtë në kontekste qendrore.  Qendra le t’i mbetet rrasës së diellit, ku kalojnë njerëz të lodhur nga pazaret e kumbullave dhe sallatave…

Re.Ku

 

MariaWiesner për historinë prapa “Beads Ballkani”

Muzeu në katin e parë të një ndërtese gri me suva të shkatërruar. Në muret e dhjetra fotografi bardhe  e zi, në korniza të errëta. Ishim të habitur nga bukuria e fotografive; portrete të fshatarëve shqiptarë me armë nga malet dhe kapele leshi; gratë katolike në pantallona të gjera, fytyra e tyre e fshehur prapa mantelit; gratë myslimane në xhaketa të ngushta me shirit të artë dhe stoli etj; peizazhe nga malet e Shkodrës,foto të mbërritjes së Princ gjerman VilhelmVidit në Shqipëri, që qëndroi disa muaj në vitin 1914. Imazhet tregojnë një botë të humbur mes Lindjes dhe Perëndimit, ata tregojnë rritjen e forcës së borgjezisë, jetën rurale, luftën e lëvizjes kombëtare dhe faktin se moda pariziene kishte arritur në skajet më të largëta të Ballkanit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here